Bundesliga Futboll Sport

Tifozët e Bundesligës protestojnë, qëndrojnë të heshtur për 20 minuta në stadium

Ndeshjet e Bundesligës filluan me një qetësi të pazakonshme, që mbizotëroi nëpër stadiumet e ndryshme të Gjermanisë gjatë 20 minutave të parë të çdo ndeshjeje. Tifozët e klubeve të Bundesligës kishin qëndruar të heshtur në fillim të ndeshjeve në shenjë proteste kundër orarit kur zhvillohet ndeshjet, çmimet e larta të biletave, si dhe komercializimit të futbollit.

Për këtë protestë, klubet ishin paralajmëruar para ndeshjeve. Tifozët e Werder Bremen qëndruan të heshtur për 18 minuta, ndërsa ata të Hertha Berlinin i pritën 20 minutat e planifikuar. Ngjashëm kishte ndodhur edhe në ndeshjet e Bayern Munichut, Hannoverit dhe Freiburgut.

Protestat ishin të drejtuara për Federatën e Futbollit të Gjermanisë dhe Ligën e Futbollit të Gjermanisë pasi që ata kishin mbetur të pakënaqur me mbështetjen që i dhanë tifozëve pas takimit mes tyre.

Tifozët kishin marrë me vete banera me fjali si: “Imagjinojeni një futboll pa tifozë”, “Futbolli është për mua dhe për ty, jo për televizionet”. Tifozët e të gjitha klubeve të top tri ligave të Gjermanisë kanë protestuar gjatë ndeshjeve të djeshme dhe do të vazhdojnë edhe sot.

Related posts

SKANDALI I RI/ UEFA nuk dënoi INTERIN edhe pse kishte më shumë borxhe se MILANI

Isa.Autor

“DUHET TË BËJ DURIM, POR…”/ Kontrata e Conte-s te Tottenham zgjat 18 muaj, trajneri ka një shpresë

Delo.autor

Debutim ëndrrash për “Ninjan”/ INTERI fiton derbin me INZAGHIN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment