Futboll Seria A Sport

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Allegri ndryshon Juventus-in, ka gati dy “regjisorë” në mesfushë

Manuel Lokateli dhe Miralem Pjaniç. Mesfusha e Juventusit në etapën e dytë të Masimiliano Alegrit si trajner mund të ndërthuret mes së shkuarës dhe së ardhmes. Gjithçka pritet të ndodhë këtë javë, edhe pse nuk janë parashikuar zyrtarizime. Fillimisht duket se është zhbllokuar tratativa mes bardhezinjve dhe Sasuolos për transferimin e mesfushorit nga Leçe, i cili pak ditë më parë u shpall kampion europe.

Ka qenë pikërisht dëshira e vetë lojtarit për të veshur fanellën bardhezi, ajo që i ka bindur emilianët që të bëjnë një hap përpara drejt shitjes. Në këtë mënyrë, verdhejeshilët hoqën dorë nga kërkesa 40 milionë euro dhe u “kënaqën” me përfshirjen e një lojtari tjetër në tratativë. Me shumë mundësi do të jetë i riu Radu Dragushin, talenti rumun i cili është i përzgjedhuri për të zëvendësuar Marlonin. Ndërkohë që Lokateli do të zëvendësohet nga mesfushori Lovriç i Luganos, për të cilin duhet një tjetër takim.

PJANIÇ- Nëse “Loka” është nisur drejt Torinos, duhet ende më shumë kohë për Pjaniçin. Tratativa e tij nuk është aspak e lehtë. Boshnjaku dëshiron të rikthehet pas një viti të vështirë përkrah Lionel Mesit dhe Alegri është i joshur nga ideja për të krijuar një Juventus me dy regjisorë. Barcelona nga ana e saj është e hapur për ta larguar mesfushorin boshnjak, për të ulur shpenzimet e rrogës dhe Kuman nuk e dëshiron më në ekip.

Vetë Pjaniç është i gatshëm që të ulë edhe rrogën për të veshur sërish fanellën bardhezi, por edhe “Zonja” nuk e ka luksin që të bëjë shpenzime të shumta. Fillimisht duhet të ketë largime edhe në kampin italian, në mënyrë që të rikthehet Pjaniç. I sakrifikuari do të jetë Aron Ramsej, për të cilin ka pasur bisedime me disa skuadra në kampionatin anglez.

Uellsiani gjithashtu mund të shkëmbehej me Pjaniçin në formë huazimi, por rroga e tij është shumë e lartë (8 milionë euro) dhe asnjë skuadër nuk i afrohet. Asnjë ekip tjetër nuk ka shfaqur interesim konkret për ish-lojtarin e Arsenalit. Kjo do të thotë se vetëm fakti që Pjaniç është gati të ulë rrogën për t’u rikthyer te Juventusi nuk mjafton. Megjithatë, Alegri ka nisur të mendojë skemën.

Related posts

FRANCE-ICELAND/ “Gjelat” kalojnë në avantazh, shënon Umtiti

Delo.autor

COPA DEL REY/ Pas një asist nga Marcelo, mbrojtësi Militao zhbllokon sfidën për Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Barcelona gjen portierin e ri, pazar i papritur tek Liverpooli për…

Isa.Autor

Leave a Comment