Futboll Sport

SHIFRA STRATOSFERIKE/ Është më i miri në botë, por ja sa fiton MODRIC

Luka Modric fitoi “Topin e Artë” në Kupën e Botës dhe fitoi çmimin “Futbollisti më i mirë FIFA”, në garën kundër Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e të hënës në Londër. Modric fitoi këtë vit trofeun e tretë radhazi të Champions League me Real Madrid, dhe udhëhoqi Kroacinë e tij deri në finalen e Kupës së Botës, për tu mundur nga Franca. Referuar “Celebrity Net Worth”, fitimi financiar i Luka Modric përllogaritet në shumën £5.7milionë ( $7.5 milionë) në vit. Sikurse ndodh me shumë sportistë profesionistë, Modric gjeneron fitime nga futbolli, por edhe nga marrëveshjet e reklamave e të drejtës së imazhit.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori kroat ka qenë protagonist i një serie marrëveshjesh të bujshme. Ai u transferua te Tottenham në vitin 2008 për një shumë që asaj kohe vendosi rekord, plot £16.5 milionë ($21.6 milionë). Ai më pas u transferua në Spanjë, te Real Madrid në vitin 2012 për £30 milionë ($39.3 milionë). Luka Modric u përfol për një transferim të undshëm te Inter Milan gjatë merkatos së verës. Vetë kroati ishte i gatshëm të transferohej, por Real Madrid refuzoi ofertën, me Modric që ka ende dy vite kontratë me Los Blancos.

Related posts

Milan duhet të shqetësohet, Reali kërkon dy xhevahirë të kuqezinjve

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Inzaghi publikon listën e lojtarëve të Inter-it, përjashtohet talenti…

Delo.autor

Barcelona kërkon qendërmbrojtësin e Chelseat, gati oferta në janar

Q.Autor

Leave a Comment