Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-PARTIZANI/ Nga pika e fortë tek më e dobët në skemë, analiza taktike e “Bardhebluve” para derbi

Torasa luan, Torasa nuk luan. Kjo është dilema te bardheblutë. Deri në momentet e fundit në kampin bardheblu do të pritet nëse Agustin Torasa do të luajë në derbi. E reja është se lojtari dje u stërvit normalisht me grupin, por frika është se gjuri i tij mund të ënjtet. Stafi mjekësor po bën të pamundurën që argjentinasi të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e sotme derbi. Torasa do të sakrifikojë edhe me gjilpëra nëse do të jetë e nevojshme.

STËRVITJA – Nevil Dede ka punuar gjatë gjithë kohës në stërvitjen e fundit në luftën në ajër. Skuadra i është ruajtur ajrit, pasi dihet që kundërshtarët kanë gjuajtës të mirë me kokë. Në fund të stërvitjes ka pësuar një goditje në këmbë edhe Najdovski, por mbrojtësi nuk rrezikon derbin.

FORMACIONI – Tirana do të jetë në fushë me të zakonshmin 4-2-3-1, ose siç pëlqen Dede 4-3-3. Nuk ndryshon asgjë në repartet. Dyshimi i vetëm është Torasa, i cili nëse nuk luan do të zëvendësohet nga Sasraku, ndërsa Muçi do të spostohet më pas. Për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës ajo do të jetë e njëjtë si në takimet e tjera. Në portë, Bekaj, në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Hoxhallari e Ismajlgeci. Në mesfushë, Batha e Giamfi, më përpara Danso, Torasa e Halili dhe sulmuesi i vetëm Muçi.

PIKA E FORTË – Tirana ka disa pika të forta që mund të vihen në dukje në këtë derbi. Si fillim janë kampionët e Shqipërisë dhe prej më shumë se një viti nuk munden në derbi. Luajnë mirë me topin dhe në sulm kombinojnë shumë mirë në hapësira të dobëta. Arma e fortë është që në çdo moment nxjerrin golin nga hiçi. Kanë më shumë kohë që luajnë bashkë dhe duken më të qetë, ndryshe nga pragderbet e tjera. Egbo të paktën ka lënë një gjurmë të mirë te bardheblutë që nuk trondiste ekipin para ndeshjes me Partizanin.

PIKA E DOBËT – Si fillim pika më e dobët e Tiranës janë rezultatet e fundit. Nuk fitojnë prej katër takimesh. Më pas do të luajnë me lojtarë që nuk kanë luajtur asnjë minutë si puna e Toshevskit që s’e ka bërë sefte në kampionat apo që nuk e kanë provuar ndonjëherë derbin. Pikë tjetër e dobët është loja në ajër ku Tirana ka pësuar dy humbje nga golat parashutë (me Vllazninë e Teutën). Një tjetër pikë e dobët është forma jo e mirë dhe dëmtimet që sapo kanë kaluar lojtarët bardheblu si Toshevski, Torasa apo ndonjë tjetër…

Related posts

QETËSOHEN ZIKALTRIT/ INTERI po përgatit rinovimin e dy lojtarëve më të mirë

Isa.Autor

Një tradhtar te Shpresat, 19-vjeçari braktis Shqipërinë: Dua të luaj për Greqinë

Q.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Atalanta-Liverpool. Rezultati 0-5

Delo.autor

Leave a Comment