Futboll La Liga Sport

REAGON NDAJ KRITIKAVE TË SHUMTA/ Messi “shpërthen”: Thuhen shumë gënjeshtra, ja e vërteta…

Leo Messi është kthyer të luajë me Argjentinën dhe bashkë me të janë kthyer edhe kritikat për rendimentin e kundërt mes klubit dhe kombëtares. “Pleshti” ka vendosur të reagojë dhe t’i kundërpërgjigjet atyre që flasin keq për të.

Në një intervistë për radion argjentinase 94.7 “Club Octubre”, ai ka thënë: “Është bërë një gjë e zakontë të thuhen gjëra për mua, të gjithë shpikin. Më sulmojnë edhe kur nuk jam. Flasin gjithmonë për mua, por nuk jam aspak i befasuar”.

“Thuhen shumë gënjeshtra dhe unë zemërohem sepse njerëzit i besojnë. E vërteta është se kam patur probleme me pubalgjinë (një patologji që prek muskujt e kofshës)  para pushimeve të dhjetorit dhe jam stërvitur pak. Pubalgjia është e komplikuar, nuk shfaqet papritur, ndihem mirë, por nuk jam plotësisht i rikuperuar”.

Messi ka folur edhe për Botërorin e 2018-ës: “Kam menduar të mbyllem në shtëpi dhe të qaja i vetëm me familjen time. Doja të harroja gjithçka që kisha përjetuar deri në atë moment. Doja të izolohesha nga gjithçka, të largohesha nga kombëtarja”.

Kthimi dhe dëshira për të triumfuar: “Dua të fitoj diçka me Argjentinën, do t’i luaj të gjitha ndeshjet e rëndësishme, shumë persona më kanë thënë të mos kthehem, familja, miqtë. Madje, djali im më   ka pyetur: ‘pse të masakrojnë në Argjentinë?”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja e miqësore Barcelona-CHelsea, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

NGA FAVORITI NË CHAMPIONS TEK KRAHASIMI MESSI-CR7/ Capello: Është një nga favoritët kryesorë, me atë në sulm…

Delo.autor

SHKËLQEN NË BJELLORUSI/ Kundërsulm vrastar, mesfushori Ahmedi shënon në fitoren e thellë të Shahtjor Soligorsk (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment