Futboll Sport

“SHKËMBIMI MES DY SULMEVE”/ Klopp: Cavani, Neymar e Mbappé? Jo, faleminderit!

Trajneri i Liverpool-it Jürgen Klopp i druhet sulmit të PSG-së, me treshen e frikshme Edinson Cavani, Kylian Mbappé e Neymar, por nuk do ta ndërronte sulmin e tij me atë të klubit francez.

Liverpool e nis fushatën në Champions League ditën e sotme, duke u ndeshur me të vetmen skuadër që shënoi më shumë gola në fazën e grupeve sezonin e shkuar, 25 të tillë kundrejt 23 të The Reds, ndërsa Cavani, Neymar e Mbappé shënuan 89 gola sezonin e shkuar.

Megjithatë, kjo shifër u kalua nga91 golat e shënuar nga Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mané për Liverpool-in, që vendosi një rekord në Champions League, me 47 gola të shënuar në 15 ndeshje.

Për këtë arsye, Klopp këmbëngul se nuk do ndërronte askënd nga lojtarët e tij me sulmuesit e PSG-së: “I dua shumë lojtarët e mi, të gjithë, ndaj nuk do ndryshoja askënd, nuk do ndërroja askënd me sulmuesit e PSG-së. E kam parë PSG-në, sezonin e shkuar dhe atë aktual, dhe është një ekip impresionues. Ata janë shumë, shumë të mirë, jo vetëm për Parisin. Kylian Mbappé luajti një Kupë Bote madhështore. Neymar ka cilësi të jashtëzakonshme. Di Maria ka pasur një karrierë fantastike, përtej problemeve te Manchester United. Cavani është një shënues i shkëlqyer, shumë i zoti”.

Klopp e di mirë se mbrojtja e Liverpool-it do të vihet përballë një prove serioze: “Është testi ynë më i rëndësishëm deri tani, jo vetëm për mbrojtjen. Nëse i lejojmë të kalojnë në disa zona të fushës, ata mund të shënojnë kur të duan”.

Në Champions League duhet vazhdimësi dhe Klopp tregon si vajtja në finale sezonin e shkuar mund ta ndihmojë ekipin e tij: “Duhet nisur nga e para, pa menduar se tashmë e dimë si shkohet në finale. Duhet të punojmë duke e shfrytëzuar eksperiencën dhe duke përdorur njohuritë, por duke e nisur si një virgjëreshë”.

Related posts

MARRËVESHJA JUVENTUS-INTER/ Shkëmbim dhe befasi e dyfishtë në merkato

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ Ibra nuk ndal së habituri, REFUZON të luajë për LA Galaxy

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet finalja e Copa America Brazil-Peru. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment