Futboll Premier League Sport

Shkodran Mustafi nuk dënohet pse bëri shqiponjën

Shkodran Mustafi nuk do të dënohet nga Federata e Futbollit e Anglisë për festimin me shqiponjë në golin ndaj Cardiffit.

Ai shënoi golin e parë në fitoren e Arsenalit 3:2 në fundjavë dhe më pas festoi me shqiponjë, e që nxiti raportime se ka mundësi të dënohet për shkak të këtij simboli.

Megjithatë, FA nuk e ka dënuar mbrojtësin shqiptar, përcjell albinfo.ch.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dënuar për këtë simbol pas fitores ndaj Serbisë në Botëror, ndërsa Federata Angleze ka njoftuar se nuk do të ndërmarrë masa ndaj Mustafit.

Ditë më parë edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani kishte bërë shqiponjën, por ishte shprehur se e ka bërë për nipin e saj dhe është spontane, ndaj nuk brengoset nëse mund të dënohet.

Related posts

“STRAKOSHA DO TË RIKTHEHET TITULLAR TEK LAZIO”/ Asistenti i Rejës kritikon: Çështja e portierit duhet të jetë e zgjidhur

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Gonzalo Higuain prezantohet tek Chelsea

Delo.autor

MESSI FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Portugalia befason me këtë reagim: Më i miri është… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment