Champions League Futboll Sport

SHPËRTHEN ish-kampioni i botës/ Ka fjalë të RËNDA për NEYMAR dhe sheikët e…

Paraqitja e e Neymar në ndeshjen kundër Liverpool, të martën, në kuadrin e Ligës së Kampionëve, është kritikuar nga Christophe Dugarry. Ish-futbollisti i njohur francez nuk është hera e parë që e sulmon lojtarin brazilian të PSG-së, pas performancës së tij diskrete.

“Ndeshja e Neymar ka qenë e papranueshme, ajo ka qenë skandaloze. Të irriton sytë nëse sheh çfarë ai ka bërë. Neymar po tallet me botën”, – tha ish-lojtari i Barcelonës në mikrofonët e “RMC Sport” menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke iu bashkuar kështu kritikave të tjera që janë bërë kundër PSG-së dhe lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror.

PSG humbi 3-2 ndaj Liverpool dhe Dugarry nxiton të dalë në përfudnimin e vet: “Për mua, kjo ndeshje përmbledh PSG-në në epokën e drejtuesve nga Katari. Ata bënë disa blerje të bujshme, por nuk arritën të tejkalonin veten. Çdo herë janë në dështim, sepse nuk e kanë këtë gjendje mendore, këtë dëshirë për të tejkaluar veten, për të shkëlqyer për njëri-tjetrin, për të drejtuar, për të bërë përpjekje. A

ta janë të paguar shumë mirë, shumë më tepër se lojtarët e Real Madridit, edhe pse kanë fituar vetëm tre tituj kampioni në Francë. Ndoshta këto tre tituj janë njëlloj ngushëllimi për ta, ndaj janë të qetë! Jemi ngopur duke dëgjuar justifikimin se Ligue 1 nuk është në një nivel shumë të mirë. Kjo është marrëzi! Në këtë nivel ne duhet të shkëlqejmë dhe ata nuk e bëjnë”.

Kampioni i botës në vitin 1998 nuk ngurron ta nxjerrë sërish dufin me Neymar: “Ai bëri një ndeshje skandaloze. Ne nuk po flasim për sulmin, sepse ka talent, por për përpjekjet dhe bashkëpunimin me partnerët. Është e njëjta lojë që bëri me Brazilin, kur humbën në Kupën e Botës. Ai tallet me botën. Për shkak se është ylli, lojtari i madh, që pushoi këtë fundjavë, ai mund të gjykohet pa pëlqim. Ne po presim që të ketë më tepër dëshirë në lojë. Mund të ndodhë që të bëjë një ndeshje të keqe, por ai nuk dëshiron, nuk bën asnjë përpjekje”.

Related posts

QUAJENI YLLI I KARANTINËS/ Mesfushori i Laçit nis sfidën e re me gola… “alla-Messi” (VIDEO)

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS SË ALLEGRIT/ Duartrokitje e lot nga ekipi i Juventus, por Ronaldo vetëm… qeshte

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ TURPËROI kombin ITALIAN, kthehet në Serie A për hakmarrje

Isa.Autor

Leave a Comment