Futboll Premier League Sport

TËRBOHET DE GEA/ Asnjëherë nuk i dëgjoj GJËRAT E KËQIJA, që thonë për…

Portieri i Manchester United, David de Gea, e fillon udhëtimin e tij në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve sot. Spanjolli është i etur për të luajtur një rol të madh në konkurrencën e lartë të Europës në nivel klubi:

“Ne duam të përmirësohemi në Ligën e Kampionëve për shkak se është një konkurrencë shumë e veçantë. Manchester United ka disa kohë që nuk e fiton këtë trofe, por ne jemi gati për t’ia nisur përsëri nga fillimi”.

Portieri spanjoll beson se janë në një grup të vështirë, por kupton se problemet më të mëdha do t’i ndeshin sot, kundër Young Boys, referuar fushës: “Ne nuk jemi mësuar të luajnë në terren artificial, do të jetë ndryshe. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Nga ana tjetër, ai u pyet në lidhje me kritikat që ka marrë gjatë Kupës së Botës me kombëtaren e Spanjës: “Zakonisht nuk i dëgjoj shumë njerëzit që flasin për mua. Nuk i dëgjojë gjërat e trasha, që ata thonë”.

Edhe pse nuk pati formën optimale në “Rusia 2018”, De Gea është votuar portieri më i mirë në Premier League në katër nga pesë sezonet e fundit, duke treguar se është një nga më të mirët në botë. Fundjavën e kaluar, kundër Watford, ishte një nga heronjtë e lojës: “Jam i fokusuar në punën time dhe dua ta ndihmoj sa më shumë ekipin. Jam shumë i lumtur për të luajtur këtu, në një nga klubet më të mira në botë. Do të përpiqem të përmirësohem dhe të jem sa më mirë që mundem”.

Related posts

Suarez kualifikon Uruguain dhe “zgjon”Arabinë Saudite nga “ëndërra” (VIDEO)

Isa.Autor

Hasan Lika flet për largimin nga Luftëtari: Asnjë qejfmbetje, por duhet të më…

Sadik.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH KUR KE TIFOZËT KUNDËR”/ Portieri Donnarumma: Zero frikë, e di se çfarë mund të bëj!

Delo.autor

Leave a Comment