Futboll Premier League Sport

SHRYNË MORATA/ Çfarë situate E NDYRË, ta shihja Botërorin nga televizori

Sulmuesi spanjoll i Chelsea pranon se ndonjëherë nuk e ka vlerësuar faktin se nuk do të shkonte në “La Roja” derisa e pa veten duke i shikuar ndeshjet e Botërorit të Rusisë nga shtëpia. Në konferencën për shtyp nga grumbullimi me kombëtaren, ai ka nënvizuar:

Luis Enrique, a ka diferenca me paraardhësit e tij?
Udhëzime shumë të ndryshme nuk janë dhënë, por secili trajner është i ndryshëm dhe i kërkon gjërat sipas mënyrës së tij. Ishte një prezantim i thjeshtë i trajnerit para lojtarëve. Secili trajner ka stilin e tij, të gjithë jemi të lumtur.

Katër ndërkombëtarë të Chelsea me Spanjën…
Ne kemi shumë lojtarë spanjollë atje, është një krenari sa shumë spanjollë po luajmë në Angli.

Si e përjetove Kupën e Botës së kësaj vere, nga jashtë saj?
Situatë e ndyrë. E si mund ta përjetoja ndryshe verën pa shkuar në Kupën e Botës? Kjo ishte një kohë e vështirë. Unë do të bëj gjithçka të mundshme për të qenë në Botërorin e ardhshëm. Kjo ishte një kohë e vështirë, për shkak se kam pritur për të qenë në Rusi.

A keni keqardhje për Lopeteguin?
Unë nuk mbaj mëri kundër Lopetegui. Ishte mendimi i tij dhe unë nuk bëra sezonin më të mirë me klubin. I uroj atij më të mirën, aq më shumë tani, që është te Real Madridi.

Si ndiheni tani, që u kthyet në kombëtare?
Unë ndjehem si herën e parë. Dje isha paksa nervoz. Erdha në grumbullim gjysmë ore përpara. Trajneri Luis Enrique na e bëri të ditur se Spanja dëshiron të fitojë përsëri.

A e keni menduar rikthimin në Spanjë kësaj vere?
Po, natyrisht që mendova të rikthehesha në Spanjë, apo në Itali. Unë u largova që këtu për të qenë në Kupën e Botës, por fatkeqësisht nuk shkova në Rusi.

A mund të ktheheshe te Real Madridi këtë verë?
Nuk ka pasur një mundësi të tillë. Sigurisht që ishte momenti im më i keq, sepse qysh kur fillon të luash futboll, shkuarja në Botëror është ëndrra më e madhe. Ta shihja Kupën e Botës nga TV ishte vërtet një përjetim i ndyrë.

A jeni i lumtur tani? Çfarë ka ndryshuar?
Po. Jam bërë baba, kam një trajner të ri, jam kthyer në kombëtare. Shumë gjëra të rëndësishme e kanë ndryshuar jetën time, në veçanti dy fëmijët e mi, të cilët janë një motivim i veçantë. Tani shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë edhe në fushën e lojës.

Çfarë ka ndryshuar nga sezoni i kaluar?
Në klubin tim, mënyra e lojës ka ndryshuar dhe është më e ngjashme me futbollin që luhet këtu. Më tepër pasime, më shumë posedim topi dhe sulm ndaj hapësirave.

Si do të jetë Spanja e re?
Ne kemi vetëm dy ditë stërvitje këtu, por unë mendoj se në fund, Spanja, si gjithmonë, do të luajnë mirë me topin. Trajneri dëshiron që ne të jemi gjithashtu agresivë edhe pa të. Ka shumë gjëra që duhet ribërë për t’u përmirësuar. Trajneri Luis Enrique kërkon intensitet, shumë përqendrim. Ai është një person shumë i sinqertë, që dëshiron të fitojë.

Related posts

Çfarë është kjo?! Ronaldo bën gjest të pazakontë gjatë këndimit të himnit

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ylli shqiptar i shënon gol kryesuesve të Galatasarayt (VIDEO)

Delo.autor

SUPER SFIDA JUVENTUS-MILAN/ Marchisio: “Kuqezinjtë” janë më të fortë, ja çfarë duhet të bëjnë “Bardhezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment