Futboll Sport

SILVA FLET PËR NEYMAR/ Ka ende shumë për të bërë, sa i përket rritjes

Gilberto Silva tha se sulmuesi i PSG, Neymar, ka shumë hapësirë ​​për t’u rritur si futbollist, pas dorëzimit të shiritit të kapitenit të Brazilit, që iu bë nga trajneri Tite. Neymar u emërua kapiten i përhershëm të “Selecao”, teksa Tite vendosi ta heqë politikën e rotacionit në këtë drejtim, pas Kupës së Botës në Rusi, ku të tijtë çuditërisht u eliminuan që në çerekfinale.

Duke mbajtur shiritin, Neymar bëri një fillim fitues si kapiten, duke shënuar në fitoren 2-0 të Brazilit në SHBA, në miqësoren e së premtes. Neymar u kritikua ashpër në Kupën e Botës së Rusisë, pas ekzagjërimit në rastin e faulleve ndaj tij, por ish-mesfushori i Brazilit, Silva, beson se gradimi si kapiten do ta ndihmojë 26-vjeçarin të bëhet më i përgjegjshëm.

“Unë besoj se ata duan ta mbrojnë Neymar më shumë për shkak të kritikave që ai ka marrë në Kupën e Botës, – tha ish-kapiteni i Arsenalit, Silva. – Dhe, gjithashtu, ia kanë dhënë shiritin për t’i kujtuar se ka një përgjegjësi më të madhe ndaj ekipit, për ta ndërgjegjësuar më shumë mbi atë që përfaqëson. Bërja kapiten të përhershëm bën që ai ta kuptojë përgjegjësinë si diçka pozitive, si një rritje personale.

Është e rëndësishme të mbash vëmendjen e të tjerëve dhe të hedhësh mënjanë kritikat. Ai ende ka shumë për të bërë, sa i përket rritjes”. Neymar do ta udhëheqë Brazilin kundër Minnows El Salvador në Maryland, të martën.

Related posts

Drejtori i Juventusit i përgjigjet presidentit të Napolit: Janë kurthe…

Q.Autor

E PAMUNDUR NË HOLANDË/ Mbrojtësi i Ajax bën mrekullinë e sezonit (VIDEO)

Delo.autor

Ramirez te Interi? Mediet kineze mohojnë çdo gjë

Q.Autor

Leave a Comment