Futboll Sport

DESCHAMPS PËRKRAH SULMUESIN/ Na duhet shumë, është kritikuar padrejtësisht

Didier Deschamps përshëndeti Olivier Giroud, që i dha fund thatësirës së tij të golit, teksa sulmuesi shënoi dhe i siguroi kombëtares së tij fitoren 2-1 ndaj Holandës, në Ligën e Kombeve. 31-vjeçari është tani golashënuesi më i mirë i Francës në histori, me 32 gola në emër të tij, ndërsa trajneri Deschamps e vlerësoi ngrohtësisht si një interpretues vetëmohues.

“Unë jam shumë i lumtur për Olivier Giroud, – tha trajneri i kampionëve të botës. – Ai është shumë i dobishëm për ne dhe na ka dhënë fitore. Giroud shpesh kritikohet padrejtësisht. E përsëris, ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, na duhet shumë”.

“Stade de France” mundi të shijojë fitoren në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi, pas triumfit të “gjelave” në Botërorin e Rusisë. “Ka një atmosferë të mrekullueshme, që do të vazhdojë, – shtoi Deschamps. – Ishte ndeshja e parë në “Stade de France”, pas Kupës së Botës. Duke pasur këtë mbështetje nga të gjithë njerëzit e pranishëm, ne e kishim për detyrë të fitonim. Tifozët besoj se e shijuan atë”.

Related posts

LU-LA NDERON INTER/ Sulmi i ekipeve italiane i plakur, shpëton edhe Atalanta

Delo.autor

PO DOMINOJNË EUROPËN/ Buzëqeshje italiane: Ja pse mesjava në Champions është për HISTORI

Isa.Autor

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

Leave a Comment