Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Jemi skuadër që gjithmonë kemi qenë për…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi foli pas triumfit ndaj Kukësit në kampionat ku u shpreh:

E kishit parashikuar nisjen e mirë të sfidës?

Kemi punuar 2 javë për këtë ndeshje. Me këtë ide kemi punuar, që 5 minutat e para të ishim shumë agresivë, duke vënë kundërshtarin në vështirësi. Shyqyr zotit arritëm të shënonim. Ishte strategji e jona.

Sa i kënaqur jeni me afrimet e janarit?

Kam thënë që kur kanë ardhur që kanë rritur cilësinë, pavarësisht se jemi në vështirësi me ndërrimet për shkak të të huajve. Lojtarët po rriten dhe po shkrihen me skuadrën.

Pse e nisët me Sambou dhe jo me Pëllumbin? Pervan në pjesën e dytë nuk dha më të mirën…

Menduam të luajmë me 2 qendërmbrojtës me eksperiencë, për shkak të situatës që skuadra po kalonte. Ishte një situata që donim patjetër pikët. Vendosëm ta fillonim kështu. Ndryshuam vendosje në pjesën e dytë, për të forcuar krahët. Kur e pamë që nuk po funksiononte, bëmë ndërrimin. Me gjendjen fizike të Bregut mund të konsolidohemi në atë pozicion. Skuadra po kalonte një gjendje të mirë psikologjike pas rezultatit në Durrës. Ai rezultat na dha besim. Më vjen mirë që ajo grintë nuk humbi dhe e filluam aty ku e lamë.

A ka ndryshuar sjellje Skënderbeu pas sinjaleve pozitive nga KAS?

Është normale, sepse po i afrohemi fundit të kampionatit. Duket ditur që edhe 1 muaj na ndan nga seanca jonë në KAS. Shpresat tona janë të mëdhaja sepse besoj tek kjo gjë. Duke afruar tek ajo datë, sigurisht që skuadra mobilizohet, karikohet më shumë. Kjo periudha e pauzës, ndoshta ndikon pak, sidomos te lojtarët e vjetër. Duke iu afruar kësaj date dhe fundit të kampionatit, do të bëjmë maksimumin për të qenë në zonën Euro, sepse besoj te çështja që klubi po merret.

A mendoni që i keni dhënë një asist për titullin Partizanin?

Dikur na thonin që luanin vetëm kundër Partizanit, tani na thonë që luani për Partizanin. Ne kemi objektivat tona. Ndoshta i kemi bërë favor edhe rivalëve që janë për kreun, por jemi të fokusuar vetëm në objektivat tona.

Ju jep besim kjo skuadër?

Na jep siguri, besim vazhdimësi. Jemi skuadër që gjithmonë kemi qenë për kreun. Jemi mësuar gjithmonë për trofe. Kemi qenë të bindur që do të rikthehemi. Donim vetëm një spunot. Kemi humbur shumë ndeshje për gjëra të vogla.

Kartoni i kuq i Abazit?

Do të merrem ditën e martë kur të kemi stërvitje. Është vazhdimësi e kësaj. Një ndërhyje që nuk do doja ta shikoja tani. Është e dënueshme. Ka bërë faj. Abazi ndoshta e ka bërë paqëllim, është djalë i mirë dhe korrekt. Por duhet të ndërhyjmë, se nuk është karton i kuq që merr në këtë lloj situate.

Related posts

E BUJSHME/ Tifozët e Monakos e kanë me Henrin, godasin dhe kapitenin Falkao (VIDEO)

Isa.Autor

Chelsea dhe Arsenal arrijnë marrëveshje për sulmuesin francez

Q.Autor

PARATË NUK JANË GJITHÇKA PËR TALENTIN 19-VJEÇAR/ Si Fati refuzoi ekipet më të mëdha të Europës për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment