Futboll Sport

Skënderbeu vjen me një risi tjetër, jep lajmin e madh për tifozët (FOTO)

Në klubin e Skënderbeut kanë nisur sërish ethet e vendimit të UEFA-s për dënimin 10-vjeçar, pasi drejtuesit shpresojnë që ta ulin më shumë. Korçarët vazhdojnë punën pavarësisht se e ardhmja ka shumë dritëhije dhe nuk i dihet se si do të shkojë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Orges Shehi ka bërë mirë në kampionat, pasi ka fituar dy sfida dhe barazuar një tjetër.

Numri një i stolit është i kënaqur me rezultatet, pasi ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0, Kastriotin 0-3 dhe ka barazuar me Laçin 1-1. Në fund e sheh veten në krye të klasifikimit. “Ujqërit” po mendojnë si e si të ngrejnë struktura të reja dhe të vazhdojnë të promovojnë të rinjtë. Ekipi i këtij sezoni është mbështetur te elementi i ri.

Faqja zyrtare e Skënderbeut në “Facebook” paralajmëroi ndërtimin e një akademie. Në një foto të publikuar nga zyra e shtypit shkruhet: “Diçka e madhe po vjen. Qëndroni në kontakt për detajet. K.F Skënderbeu Akademi”. Duket se klubi kampion do të ristrukturojë sektorin e të rinjëve dhe do t’i japin më shumë prioritet. Shpresojmë të mos jetë një shashkë tjetër, si shumë prej atyre që hedhin ekipet tona dhe pastaj fjalët mbesin në ajër.

 

Related posts

PAS 18 MINUTASH LOJË/ Dybala me asist “MAGJIK”, talenti Chiesa zhbllokon sfidën ndaj Milan (VIDEO)

Delo.autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ “Los Blancos” thellon rezultatin, shënon sërish Benzema

Delo.autor

SHKËMBIMI DYBALA-GRIEZMANN? Juventus merr vendimin, agjenti i yllit argjentinas drejt Italisë

Delo.autor

Leave a Comment