Futboll Sport

KOSOVA E ETUR PËR SUKSES/ Chalhandes: Do të përpiqemi të japim më të mirën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Chalandes, sot ka folur në konferencën për shtyp para mediave para ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kombeve. Në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kombëtares A për Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, përzgjedhësi Bernard Chalandes në konferencë për media foli për gjendjen, synimet dhe të ardhmen e Kombëtares.

Chalandes duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për repartin e mbrojtjes tha se kemi vështirësi por do të shikojë bashkë me shtabin që në stërvitje të shohim futbollistët më të mirë.

“Unë po punojë që të kemi një ekip të mirë jo vetëm për këto lojë por edhe për të ardhmen. Kosova ka një ekip që mund të themi bebe 2 vjeçare, por që shpresojë se do të rritet dhe ka një të ardhme jashtëzakonisht të mirë”.

“Unë nuk preferojë që të fiksojë rezultate, sepse nganjëherë fitoret sikur që patëm kundër Shqipërisë mund të jenë të rrezikshme dhe mund të vetëkënaqemi e kjo nuk guxon të na ndodhë”.

“Ne patëm disa ndeshje miqësore me rezultat të mirë por kjo nuk guxon të na mashtrojë. Sa i përket kundërshtarit Azerbajxhanit unë mendojë se është një skuadër e fortë me agresivitet dhe është e ranguar më së larti në këtë grup”.

“Prandaj duhet të kemi kujdes. Nuk ka favorit absolut prandaj do të bëjmë më të mirën e mundshme”.

Chalandes ka folur edhe për futbollistët që mund të bashkohen Kombëtares në të ardhmen si Meriton Shabani e Hadërgjonaj duke thënë se dyert do të jenë të hapura.

“Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk kemi asnjë telashe sa i përket kësaj”.

Kosova do të luajë dy ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit dhe kundër Ishujve Faroe.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Baku me datën 7 shtator prej orës 18:00, kurse ndeshja tjetër ndaj Ishujve Faroe do të zhvillohet me datë 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:45.

Related posts

I JEP LAMTUMIRËN SKUADRËS/ Mbrojtësi Cake largohet nga Tirana, ja mesazhi për klubin (FOTO)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E PIRLOS/ Ylli i Juventusit gati të bashkohet me Everton në Premier League, ja emri…

Delo.autor

INTER-JUVENTUS/ CR7 mposht Handanovic me një “perlë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment