Futboll La Liga Sport

“U AKTIVIZUA NË MINUTËN E 55″/ Zbulohet arsyeja se pse Messi qëndroi në stol

Sulmuesi Lionel Messi e nisi ndeshjen nga stoli në barazimin 1-1 që Barcelona arriti të shtunën në “Camp Nou” ndaj Athletic Club ,në javën e fundit në La Liga. “Pleshti” u aktivizua në minutën e 55-të, duke zëvendësuar Arturo Vidal, por sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon” ka një arsye përse sulmuesi argjentinas nuk ishte titullar. Ai ishte i ndëshkuar nga trajneri Ernesto Valverde.

Sipas “Don Balon”, Messi kishte refuzuar të shkonte në një darkë me skuadrën, pas humbjes që Barcelona pësoi në mesjavë ndaj Leganes, në La Liga. Kjo darkë ishte kërkuar nga trajneri Valverde, që për pasojë vendosi ta ndëshkojë, duke e lënë në stol në takimin e radhës, ndaj Athletic. Messi u aktivizua në pjesën e dytë, por skuadra “blaugrana” mezi arriti të barazojë, 4 minuta nga fundi.

Related posts

PSG I BËN DALJE NEYMAR DHE VERRATTIT/ Ata nuk ishin të ftuar në sesionin fotografik të klubit

F.autor

STATISTIKAT NË ASPEKTIN EKONOMIK/ Sheikët i hapin luftë, por Real Madrid është… mbreti

Delo.autor

KATAR 2022/ Gjermania bën detyrën ndaj Islandës, Greqia ndal Spanjën

Delo.autor

Leave a Comment