Futboll Sport

Tirana-Partizani/ Ja si mund të jenë formacionet titullare, ka surpriza nga trajnerët

Në futboll thuhet se formacioni fitues nuk ndryshohet. Ze Maria nuk ka ndërmend të bëje eksperimente të tjera, pritet të konfirmojë formacionin titullar të transfertës së Korçës, që edhe pse përfundoi në barazim, për bardheblutë ishte si një fitore, më shumë morale, pasi kishte përballë kampionët në fuqi. Në portë, nga minuta e para do të jetë Ilion Lika, një portier ekspert, që e ka kaluar disa herë provën e derbit, që supersfidë që kërkon përvojë dhe qetësi, duke shmangur presionin e tepërt.

Në mbrojtje, nga e djathta në të majtë do të jenë Doka, Turtulli, Berisha dhe Imami. Në mesfushë braziliani e ka mendjen të ndarë, me Dajën dhe Hasanin në qendër, ndërsa reparti plotësohet nga Mawejwe dhe Cobninah. Në vijën e parë është i padiskutueshëm Blazhevski, ndërsa dilema e vetme e Ze Maria mbetet për aktivizimin e Oduamadit apo të Sentamu, i cili ka dhënë sinjale pozitive edhe në Kupë.

Sa i përket Partizanit, formacioni duket i vendosur, pikërisht ai që triumfoi ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”. Në portë Alban Hoxha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Ibrahimi, Belica, Atanda dhe Trashi. Për këtë të fundit ka një dilemë nëse e ka kaluar plotësisht shtqetësimin që pati ndaj Flamurtarit. Në mesfushë Telushi, Hila dhe Mala mbeten të padiskutueshëm, ndërsa në sulm priten Mensah dhe Asani do të jenë në mbështetje të Bardhit. Nëse Gega vendos të aktivizojë Hebajn, mund të sakrifikohet Mensah, me Bardhin më të tërhequr.

Related posts

ASKUSH MË PARË SI AI/ Leo Messi bëhet lojtari i parë në historinë e futbollit që…

F.autor

SFIDA NDAJ TIRASPOL NË CHAMPIONS/ Inzaghi: Na pret një ndeshje vendimtare, duhet të tregojmë veten…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Serie A kundër të gjithëve: Nuk ka sens të rinisë kampionatin!

Delo.autor

Leave a Comment