Formula 1 Sport

Befason Raikkonen/ Piloti finlandez gati të lërë Ferrari-n për një sport tjetër

Piloti i Ferrari-t, Kimi Raikkonen, mund të kthehet në garat e rrellit. Asgjë e qartë, por fakti që nuk ka rinovuar ende kontratën me skuderinë e Maranello-s, të bën që të mendosh se finlandezi mund të ketë në mendje diçka që mund t’i shtang të gjithë. Zërat kanë nisur që të xhirojnë edhe pse, gajtë Çmimit të Madh të Monakos të fundjavës së shkuar, Tommi Makinen dhe Mia Miettinen, që përfaqësojnë Toyota WRC, janë parë pikërisht në jahtin e Raikkonen. Ndër të tjera, e përditshmja finlandeze Ilta-Sanomat ka kërkuar informacione direkte te Mia, që i është përgjigjur: “Kimi mund të jetë një zgjedhje e zgjuar e Toyota-s, por së pari duhet të zgjedhë të ndjekë të ardhmen e tij me Ferrari-n ose diku tjetër…”.

“Ndoshta, disa gara, për argëtim shpresoj gjithnjë”, i është përgjigjur kampioni i botës kur i është kërkuar nëse do të kishte dëshirë që të kthehej te garat rrelli pas Formula 1. Drejtori sportiv i Toyota-s, Kaj Lindstrom (bashkëpilot me Raikkonen në WRC në sezonin 2010/11) ka mohuar gjithçka, duke thënë se nuk kishte se çfarë të shtonte në lidhje me këtë situatë. “Kjo është hera e parë që nuk e ndiej të flas. Nëse ka qenë në projekt diçka do të isha i pari që do të isha informuar nga Kimi ose Tommi. Kështu që për mua ky është spekulim i vërtetë”, deklaroi ai.

Related posts

Bëhet “pishman” për Interin, Sabatini mendon për Milanin

Sadik.Autor

PAS KUALIFIKIMIT NË GJYSMËFINALE/ “Heroi” Simon: Ishte futboll i pastër, tani të fitojmë…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Spal, nis pjesa e dytë. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment