Futboll La Liga Sport

TALENTI BRAZILIAN/ VINICIUS magjeps Lopeteguin me dy SUPER gola në derbi (VIDEO)

As bardhekuqe dhe as e bardhë… Madridi është i Vinicius. Talenti brazilian, i blerë nga Real Madrid për 45 milionë euro, nuk ka luajtur akoma asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të kampionëve të Europës, me trajnerin Julen Lopetegui që ka vendosur ta kalojë te skuadra e dytë e madrilenëve për të fituar eksperiencë.

Pas debutimit zhgënjyes në ndeshjen e luajtur kundër Las Palmas B, braziliani ka shpërthyer në derbin e luajtur sot kundër Atletico Madrid në Segunda Division. Dhe e ka bërë pikërisht para syve të trajnerit Lopetegui, i cili ka qenë në tribunë.

Takimi është zhbllokuar pas vetëm pesë minutash, me Araujo që ka kaluar në avantazh Atletico Madrid. Megjithatë, gëzimi i bardhekuqve ka zgjatur vetëm një minutë, duke parë se “Los Blancos” kanë barazuar 60 sekonda më vonë pikërisht me Vinicius Junior. Goli ka ardhur pas një aksioni të bukur të ekipit që drejtohet nga Solari.

22 minuta më vonë ka ardhur momenti që ka treguar pse Real Madrid ka vendosur të shpenzojë 45 milionë euro për këtë 19-vjeçar. Vinicius ka marrë një top në krahun e majtë të sulmit dhe, pasi është zhvendosur drejt qendrës, ka lëshuar një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone me të djathtën, me topin që ka përfunduar në trekëndësh. Rezultati? Vinicius 2, Atletico Madrid 1.

Gjithsesi, “merengues” nuk kanë arritur të marrin tri pikët pasi Atletico ka realizuar golin e barazimit në minutën e 59-të me Poveda Romera, që ka fiksuar shifrat në 2-2. Madridi nuk është as i bardhë dhe as bardhekuq, por është Vinicius.

Related posts

PO SHKËLQEJNË/ Klopp: Nuk jam gjeni, por ky është momenti i jetës për Liverpoolin

Isa.Autor

RRAHMANI PROTAGONIST/ Verona përmbys Genoan për 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LUFTËTARI PA TRE TITULLARË/ Por trajneri Marantas kërkon fitoren ndaj “Kurbinasve”

Delo.autor

Leave a Comment