Futboll Seria A Sport

FITORJA NDAJ ROMËS/ Kështu e shikon Ronaldo gjyqtarin kur konsultohej me VAR (FOTO+VIDEO)

Cristiano Ronaldo është përpjekur për të bërë sa më shumë presion gjyqtarit në fitoren e Juventusit kundër Romës, ka qëndruar në anësore derisa gjyqtari i ndeshjes po shikonte ekranin e VAR.

Gjatë fitores së ngushtë të Juventusit kundër Romës të shtunën, Douglas Costa pati një gol që u anulua nga teknologjia VAR.

Megjithatë, para vendimit të tij, gjyqtari u gjend në presion nga Ronaldo që ecte buzë fushës, me duart e tij pas shpine derisa gjyqtari po e konsultonte ekranin.

Kjo lëvizje duket se e ka frustruar shumë zyrtarin e katër të ndeshjes pasi që ai ka shkuar buzë vijës së anësoreve për të pyetur atë çfarë është duke bërë aty. Ylli portugez bëri një buzëqeshje ironike dhe priste atë që do të vinte.

Ky gjest po ashtu ka hidhëruar edhe një lojtar të Romës i cili shkoi të Ronaldo për ti thënë atij se nuk mund të ndikoi në vendimin e gjyqtarit.

Duket se Ronaldo luajti rol krucial që goli të anulohet. Ai krosoi për Costan që shënoi për rezultat 2-0 për Juven, duke pasur kështu një rezultat me komod për titullin e skudetos.

Megjithatë, video tregonte që mesfushori Blaise Matuidi kishte shkaktuar faul gjatë ndërtimit të aksionit.

Vendimi nuk pati ndikim në rezultat pasi që Juve fitoi me rezultat 1-0 duke falënderuar golin e Mario Mandzukic në pjesën e parë. 

Related posts

CHAMPIONS/ Ekipi i Guardiolës mposht Porto-n me përmbysje, Olympiacos feston në fund

Delo.autor

E BUJSHME/ Donnarumma drejt largimit, Reina portieri i ardhshëm i Milanit

Q.Autor

Nuk i “do” SHQIPTARËT/ Besnik HASI jep provën e PAKUNDËRSHTUESHME

Isa.Autor

Leave a Comment