Futboll Seria A Sport

TALENTI ITALIAN/ INTERI ka në skuadër lojtarin që MAHNISI botën e FUTBOLLIT

Ish trajneri i Interit ka thënë se Nicolo Zaniolo mund të jetë mesfushori i Italisë me tipare të njëjta siç ishin Steven Gerrard apo Frank Lampard në Angli. Zaniolo ishte një thirrje shokuese për Kombëtaren e Italisë për shumë analistë por Mancini e ka ftuar atë për ndeshjet kundër Polonisë dhe Portugalisë, pavarësisht që ylli i Interit nuk ka bërë asnjë paraqitje në Serie A këtë vit.

“Në një anë jam i befasuar sepse një lojtar pa asnjë paraqitje në Serie A është ftuar për të luajtur me Kombëtare”, tha Ëilliam Vecchi, i cili kishte trajnuar lojtarin për skuadrën Primavera të Interit, për Gazzetto della Sport.

“Në anën tjetër nuk e them pse është Nicolo, por ai ka aftësi të mëdha teknike dhe fizike. Ai është mbi disa lojtarë të tjerë nëse e krahasojmë moshën e tij”.

“Besoj se Mancini e ka parë skuadrën U-19 dhe skuadrën e Primavera të Inter. Tani ai dëshiron ta sheh atë si person. Sipas mendimit tim, ai është një mesfoshor me kualitet por po ashtu një vrapues, si Gerrardi apo Lampardi. Ai gjithmonë beson në vetvete dhe trajnohet shumë për t’i arritur synimet e tij”.

Related posts

PROTAGONIST NË FITOREN NDAJ BAYERN/ Mesfushori i Frankfurt bën gjestin e madh. Ja kujt ia dedikoi golin… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË NË FUTBOLL/ Lojtari kapet nga kamerat duke urinuar në fushën e lojës (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Cristiano Ronaldo bën gafën e madhe gjatë konferencës, “ofendon” në mënyrë të turpshme Arabinë Saudite

F.autor

Leave a Comment