Futboll Sport

SPECIALE/ Zbuloni kombëtaret që janë nisur favorit dhe kanë dështuar të shpallen kampion në Botërorë

Botërori “Rusi 2018” që pritet të startoj pas 50 orësh do të jetë i 22-ti në të gjithë historinë e tij. Ky eveniment madhështorë për kombe ka ulur “siparin” në vitin e largët të 1930 dhe natyrisht ka prodhur një “galeri” ngjarjesh të sportit më popullor në glob.

Futbolli në tërsinë e tij është i bukur dhe emocional pasi karakerizohet nga e papritura, befasia dhe surprizat. Në kët logjikë do të përpiqemi të tregojmë kombëtaret që vinin si superfavoritë në saj të potencialit të lojtarëve dhe në fund dështonin të ngrenin lart trofeun më të lakmuar për kombe.

Surpriza e parë padyshim është ajo e vitit 1950 ku Brazili si vend organizator dhe me me nje organikë lojtarësh të shkëlqyer priste në stadiumin madhështorë “Maracana” Uruguain. E pabesushme po në mënyrë krejt surprizë “selesao” do të humbiste me rezultatin minimal 1-0 edhe pse dominoi krejtësisht finalen e luajtur.

Fati i keq e ndjek sërisht ekipin amerikano latin i cili në botërorin e vitit 1982 humbiste një tjetër finale kësaj radhe me Italinë organizatore e cila e frymzuar nga një Paolo Rossi magjik gjunjëzonte Brazilin.

12 vite më vonë të njëtët protagonistë por me role të kundërt do të prodhonin një tjëtër finale sa emocionuese aq edhe të paritur. Italia e Baxhos, Barezit , Masaros luante në Meksikë me Brazilin e Bebetos. Pas 120 minutave pa gola dhe fitues futbollistët iu drejtuan penalltive ku Brazilianët falë pritjeve të portierit legjendar Tafarel dhe gabimit fatal të Baxhos nga pika e bardhë do të shpalleshin për të 4-tën herë kampion të Botës.

4 vite më vonë sërisht Brazili do të jetë pre e një surprize të pakëndshmë për ta. Me statusin e kampionit në fuqi Franca e Zinedin Zidane, Deshamp, Petit apo edhe Pires do të conte në tapet Ronaldon, Cafun, Leonardon apo edhe Roberto Carlos.

Surpizat janë si në çdo fushë të jetës janë prezente kudo pasi janë këto momente ato që e bëjnë edhe më të bukur këtë sport që mbërthen mbas vetes milona pse jo edhe miliarda njerëz anekand globit.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

PAS DËMTIMIT/ Icardi në San Siro, fishkëllima dhe arratisje (FOTO)

Delo.autor

“A JE MIRË?” Ylli i Arsenalit fillon të flasë shqip, ngacmon Xhakën në “TikTok” (FOTO)

Delo.autor

CHELSEA GJEN ZËVENDËSUESIN E HAZARD/ Pregatitet super oferta

Isa.Autor

Leave a Comment