Futboll Sport

U përfol për marrëveshje, por kjo nuk ishte pritur nga Skënderbeu

 Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Shqipërisë, edhe pse ka shkuar pesë herë në finale. Vjet ishte Tirana e rënë nga Superiorja që i mundi korçarët. Bardheblutë për të dytën herë brenda pak vjetëve i kanë mundur në finale, pasi diçka e tillë ndodhi edhe në sezonin 2011-2012. Këtë vit trofeun do ta diskutojnë me Laçin, ekip me të cilin më së shumti janë përballur në fazën çerekfinale dhe e kanë eliminuar.

Bardhekuqtë e kërkojnë me ngul këtë trofe dhe nëse dikush nuk mendon kështu, po ju sjellim një fakt që flet vetë: pas kualifikimit premioja e dhënë ka qenë e “majme”. Gjithsesi kjo shifër e lartë e vendosur kishte të bënte edhe me shkallën e vështirësisë për ta realizuar objektivin.

Në ndeshjen e parë në Korçë Flamurtari pat fituar me rezultatin 0-1 falë një goli të Danilo Alves, ndaj gjithçka ishte e komplikuar. Por korçarët e treguan se mund të përmbysin gjithçka disa ditë më pas, kur në kampionat triumfuan në Vlorë 0-3. Por kjo shtoi shumë fjalët se kishte një marrëveshje mes klubeve, siç ka ndodhur rëndon në vendin tonë në të shkuarën. Përveç rezultatit, për korçarët fjalët e dala ishin një barrë më shumë.

Edhe kjo i ka “vrarë” ata, ndaj edhe premioja ka qenë goxha e lartë dhe e mjaftueshme për t’i motivuar futbollistët e Skënderbeut, që pas një pjese të parë pa gola shënuan dy herë dhe siguruan finalen e Kupës së Shqipërisë, duke qenë edhe favoritët për ta fituar trofeun. Laçi me të vërtetë në vitet e fundit e ka marrë këtë trofe dy herë, duke mundur Bylisin dhe Kukësin, por korçarët janë kundërshtar i një tjetër kalibri. Me siguri edhe për trofeun do të ketë një tjetër premio të lartë.

Related posts

Monaco bën mrekullinë, përmbys Lyonin me 10 lojtarë

Q.Autor

Indipendiente ‘sundon’ Amerikën Latine, fiton kupën ‘Sudamericana’ ndaj Flamengos

Q.Autor

Dikur i bëri “karshillëk” Shqipërisë/ Sot është një lojtar i RËNDOMTË në Zvicër

Isa.Autor

Leave a Comment