Futboll Premier League Sport

TALENTI ITALIAN/ Sarri kërkon sulmuesin italian tek Chelsea, do kushtoi 70 milion euro

Chelsea është vënë pas sulmuesit të Fiorentinës, Federico Chiesa dhe sipas raportimeve nga mediet britanike klubi londinez është në “pole position” për të siguruar shërbimet e djalit të një tjetër sulmuesi të madh italian, Enrico Chiesa.

Blutë mendohet që do të bëjnë përpjekjen e parë për ta marrë të riun e talentuar që në janar, pasi Maurizio Sarri ka mësuar që për të interesohet edhe Napoli, skuadra që ai drejtonte deri sezonin e kaluar. Megjithatë, trajneri i Chelseat është i bindur që do të dalë ai fimtimtar në këtë duel me ish-klubin e tij.

Juventusi mësohet se ofroi 53 milionë euro për 20-vjeçarin gjatë verës, por Fiorentina e refuzoi ofertën, kurse vetë lojtari ka pranuar që një tjetër skuadër ka ofruar mbi 70 milionë euro për shërbimet e tij. Juventusi mendohet se do të bëjë përsëri në janar një përpjekje për ta joshur, ndërsa edhe Manchester United është gjithashtu i interesuar. Por Sarri është i bindur që klubi i tij është i vetmi që i ka mjetet financiare për të bindur Fiorentinën që ta lërë djaloshin të luajë në Premier League.

Vetë Chiesa tha për “Corriere della Sera”: “Fiorentina refuzoi 70 milionë euro për mua. Vera ishte e qetë për mua sepse ramë dakord me klubin që të qendroja. Ishte zgjidhja më e mirë dhe fakti që e di se sa vlej nuk më shqetëson, nuk më ka lënë pa gjumë dhe as ka ndikuar në jetën time. Çmimet në vitet e fundit kanë shkuar në qiell dhe unë thjesht nuk kam ndërmend të mendoj për këtë”.

Chiesa ka mbetur në mendjen e Sarrit që prej fundit të sezonit të kaluar, kur shkëlqeu në fitoren 3-0 të Fiorentinës kundër Napolit, që praktikisht shuajti shpresat për titull të skuadrës së tij. Edhe këtë sezon ai e ka nisur shkëlqyeshëm, port e Chelsea mund të mos e ketë të sigurt formacionin, pasi do t’i duhet të ulë në stol nëjrin me Hazard dhe Willian, që luajnë në krahë.

Related posts

“Do zhvishem nëse Salah del golashënues i Premier League”, a do ta mbajë premtimin gazetarja?

Sadik.Autor

ARRITI SUKSESIN NDAJ KILIT NË “COPA AMERICA”/ Tabarez paralajmëron Uruguain për çerekfinalen

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Ultrasit fashistë të Lacioz e “kryqëzuan”, Elseid Hysaj përgjigjet në fushën e lojës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment