Champions League Futboll Sport

Pochettino i trembet INTERIT/ Tottenham nuk është favorit, Spalletti mes më të mirëve në…

Në vigjilje të sfidës Inter-Tottenham, ndeshje që shënon rikthimin e zikaltërve në Champions League pas disa vitesh mungesë, trajneri i Spurs-ave, Mauricio Pochettino ka folur me superlativa për ekipin italian, madje duke i konsideruar favoritë dhe cilësuar trajnerin Luciano Spalletti, si një prej më të mirëve në botë. “Nuk mendoj se jemi ne favoritët për ndeshjen e të martës. Inter është një skuadër me shumë histori, vitin e kaluar bënë shumë mirë dhe kanë shumë futbollistë të mirë dhe një trajner shumë të fortë. Nuk besoj se ka një favorit në këtë grup, nesër do të jetë e rëndësishme të marrim një rezultat pozitiv”, deklaroi trajneri Pochettino.

“Më pëlqejnë shumë gjëra nga Spalletti, është një trajner i madh, me një karrierë të pabesueshme. Është mes më të mirëve në botë. Është bukur të mund të përballem me atë. Inter ka futbollistë të mëdhenj si Icardi, Keita, Perisic, Nainggolan, Candreva. Ka një skuadër të madhe. Shpresoj që me Tottenham të mund të fitoj sa më shumë dhe një ditë, kur stadiumi ynë i ri të jetë plot, të mund t’u ofrojmë tifozëve tanë futboll të bukur dhe trofe”, vijoi tekniku i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Related posts

“Mund të shkosh në ferr”, tifozët e Schalkes “kryqëzojnë” Goretzkan

Q.Autor

DY SKUADRA PËR NJË VEND NË FINAL FOUR/ Avantazhet e Partizanit dhe Elbasanit. Ja kalendari deri në fund

F.autor

I ACARUAR DHE DUKE BËRTITUR PARA HYRJES NË TYNEL/ Bajrami bën bujë në Skoci

F.autor

Leave a Comment