Futboll Sport

Trajneri i Izraelit: Shqipëria ka stil ndryshe nga Skocia, është koha t’iu tregojmë se…

Trajneri i Izraelit, Endi Hercog, foli në konferencën për shtyp ditën e sotme, ku tregoi se skuadrën e tij e pret një sfidë e vështirë ndaj kuqezinjve.

“U lumturova pas fitores me Skocinë dhe i komplimentova lojtarët për paraqitjen e mirë, por menjëherë u fokusuam te ndeshja e radhës, pasi nuk kishte shumë kohë mes sfidave. Bëmë vetëm një stërvitje të mirëfilltë, nuk mund të lodheshim shumë dhe duhej të shihnim se kush ishte i lodhur nga ata që luajtën.

Nëse duam të fitojmë, duhet të luajmë dy ndeshje në javë, lojtarët duhet të përshtaten me këtë pasi kështu do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme dhe do të jetë e rëndësishme. Duhet të marrim gjithmonë vendimet e duhura, të riaftësohemi, lojtarë të jenë të zgjuar që të përshtaten. Por ne kemi mbështetje të madhe dhe mendoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë. E përsëris, ndonëse jemi të lumtur për fitoren, ajo nuk është asgjë. Unë pres shumë prej skuadrës. Është koha t’iu tregojmë shqiptarëve, se sa e vështirë është të luajnë në fushën tonë.

Stili i Shqipërisë është i ndryshëm nga Skocia, ata kanë një cilësi tjetër lojtarësh, edhe në fazën ofensive. Ne jemi skuadra vendase, duhet të japim të paktën 20% më shumë. Çelësi i çdo ndeshje është të shmangim gabimet në qendër dhe të mos shtyjmë askënd në zonë kur po niset jashtë pasi mund të jetë penallti.

Ndryshimi në krahasim me ndeshjen e parë është i madh, pasi luajmë në shtëpi. Plus tani kemi më shumë stërvitje e ndeshje pas krahëve. Është më e lehtë kur njeh lojtarët dhe ata trajnerin. E rëndësishme është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që nga minuta e parë”, u shpreh trajneri i Izraelit, Hercog në konferencën përshtyp.

Related posts

“EMIGRANTI I PALIGJSHËM QË MBËRRITI NË LA LIGA”/ “AS” shkrim për Uzunin: Mund të festojë si CR7 kundër Realit

Delo.autor

DËNIMI ME 10 VITE JASHTË EVROPËS/ Reagon klubi i Skëndërbeut: Themi me siguri se…

F.autor

Ronaldo te Juventusi, po kërkon shtëpi të re në Torino prej dy javësh

Isa.Autor

Leave a Comment