Futboll Premier League Sport

TELASHE për GUARDIOLËN/ Aguero i DËMTUAR dhe rrezikon të mungojë në…

Një lajm aspak i këndshëm ka ardhur për trajnerin Pep Guardiola pas fitores 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj Brighton në javën e 7-të të Premier League. Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka sërish probleme me gjurin dhe pak minuta pasi ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij ka ardhur edhe ai zëvendësim i menjëhershëm i trajnerit spanjoll (u aktivizua Juan Jesus).

Aguero vinte në këtë ndeshje jo në formën optimale, pas një problemi që pati në ndeshjen e fundit në Premier League ndaj Newcastle, por duket se situata nuk është përmirësuar, përkundrazi. Sulmuesi argjentinas mund të mungojë këtë mesjavë në ndeshjen që City do të luajë në Champions League, në Gjermani ndaj Hoffenheim.

Trajneri spanjoll ka nevojë për shërbimet e Aguero në kompeticionin europian, sidomos pas humbjes që Manchester City pësoi në fushën e tij, në ndeshjen e parë ndaj Lyon. Edhe fansat luten që Aguero të rikuperohet shpejt dhe të jetë në fushë në këtë përballje. Ndaj dhe Guardiola e zëvendësoi pas avantazhit 2-0, për të evituar që dëmtimi të përkeqësohet.

Related posts

“DHIMBJA JOTE ËSHTË DHIMBJA JONË”/ Drama e Ronaldos hidhëron “djajtë”, të gjithë pranë portugezit

F.autor

LAZIO I “BËN DALJE” HYSAJT/ Vendimi i fundit i thotë të gjitha

F.autor

Nga kapiten i Kombëtares, për Roshin ndeshja e tretë radhazi që ndërrohet

Sadik.Autor

Leave a Comment