Sport Të tjera

LËSHON AKUZA TË RËNDA/ Goran Pandev: Shqiptarët e FFM nuk ishin të lumtur, kur fituam ndaj Kosovës

“Nuk dëshiroj të hyj në atë, se ka apo jo politikë, pasi nuk kuptoj nga politika. Megjithatë, këta njerëz nga udhëheqësia e FFM-së, anëtar të Komitetit Drejtues që udhëtojnë me ne si kombëtare, kanë më shumë se 15 vite aty. Unë me të vërtetë nuk e di çfarë kanë bërë për futbollin e Maqedonisë. Ata vijnë të shëtiten dhe të gëzohen kur humbim…

Dhe pastaj të flasin, se si kombëtarja jonë nuk vlen për asgjë. Para ndeshjes me Kosovën prita që presidenti Sejdini së paku të vinte në hotel, të na përshëndeste, të na uronte fat, mirëpo nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin nuk isha i befasuar. Edhe pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar.

Sidoqoftë, kjo gjeneratë meritoi të ketë kushtet më të mira për punë, ndërsa dua të potencoj se 90% prej lojtarëve të kombëtareve tona as që e dinë se kush është president i FFM-së, kush është zv.president dhe cilët janë njerëzit që udhëtojnë me ne. Ata janë njerëz anti-futboll. Asgjë personale, të kuptohemi. Unë me Ademin, Alioskin, Bardhin (shqiptarët) dëgjohem çdo ditë, si vëllezër jemi”, – tha kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, në studio 10 të TV 24″, – shkruan “News-tv”.

Related posts

E RRALLË/ Luajti 10 ndeshje, por fitoi 5 trofe të fituara me dy klube (EMRI)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Cannavaro flet nga Kina: Këtu jeta është rikthyer, e kemi një rrugë për të kaluar këtë pandemi

Delo.autor

FUTBOLLISTI I TIRANËS I PAFAT/ Dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi me Kombëtaren mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment