Futboll Sport

Teuta-Kukësi/ Formacionet: Cungu vjen me një debutues, Shkëmbi me ndryshime

Teuta do të presë Kukësin në ndeshjen e javës së katërt. Ashtu siç ishte lajmëruar më herët për Kukësin do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Debuton francezi Tigruxha me verilindorët, ndërsa befasi mund të quhet prezenca e Rexhinaldos nga minuta e parë edhe pse vetëm dje është bashkuar me ekipin në stërvitje. Titullar e nis dhe Valon Ethemi, i rikthyer pas disa kohësh në skuadër.

Teuta vjen me ndryshime nga fitorja e fundit me Kamzën. Progni do të nisë si titullar këtë sfidë ndërsa në mesfushë bie në sy dhe prezenca e Kallakut në vend të Krujës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E shtunë, më 15 shtator, ora 18:45

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Kukësi

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Progni, Kallaku, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi. Të gatshëm: Çeleski, Shkalla, Vecaj, Beqja, Bubakar, Gashi, Kruja.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Musolli, Limaj, Uilliam, Tigruxha, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu. Të gatshëm: Maloku, Shpehar, Krasniqi, Çyrbja, Dzaria, Kalaj, Harba.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Mario Shazivari; Juxhin Xhaja

 

Related posts

Shokohet Arsenali! Atletico shënon gol në fund me Diego Costën

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lojtarët të ndarë në grupe, Messi dhe yjet e tjerë nuk e lënë Donnarummën që të luajë

Delo.autor

PËSOI HUMBJE ME PËRMBYSJE/ “Bomberi” Piatek: I lumtur për golin e parë ndaj Juves, gjithçka tjerër…

Delo.autor

Leave a Comment