Futboll Sport

NJË TJETËR TRIUMF/ Luiza Gega fiton garën e 5 mijë metrave në Poloni: Synoj edhe 3 mijë metrat me pengesa

Luiza Gega triumfon në një tjetër garë evropiane. Atletja shqiptare fitoi në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Ekipor Evropian që po zhvillohen në Poloni. Gega dha kohën 15 minuta 32 sekonda dhe 39 të qindtat në kampionatin ekipor që po mbahet në Krakov. Në këtë mënyrë Luiza konfirmon edhe njëherë formën e mirë fizike që atletja ka.

“Nuk ishte garë e lehtë. Vajza që doli e dyta është e treta në botë ka dalë kampionë Europe në 2018 dhe e dija që, nëse do të mbaja deri në fund atë ritëm, do të dilja e para, sepse unë di që jam më e shpejtë se ajo. Jam sportistja më e shpejtë dhe e ndjeja vetën komode.

Nuk doja të vrapoja shpejt pasi po ruhesha për garën e ardhshme, ku synoj që gjithashtu të fitoj. Është gara ime kryesore me 3000 metra me pengesa dhe do të përpiqem të realizoj brenda një kohe të shpejtë. Do të jetë e vështirë, pasi nuk kam kundështare të forta që të më nxisin, por unë do të jap maksimumin për të fituar”, ka theksuar atletja shqiptare.

Related posts

RRËFEN DUELIN E DYTË NDAJ HOLYFIELD/ Mike Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Delo.autor

Kamza fitoi trajnerin e ri, por mund të humasë titullarët për këtë arsye

Sadik.Autor

Kukësi-Partizani/ Formacionet: Cungu bën 3 ndryshime, Gega ul Hebajn në stol

Isa.Autor

Leave a Comment