Futboll Seria A Sport

PRANË SHKARKIMIT/ Spalletti merr përgjegjësitë e dështimit të INTERIT

Rikthimi i kampionatit italian pas pushimit 2-javor (luanin kombëtaret) nuk ka qenë aspak i mirë për skuadrën e Interit, që pësoi një zhgënjim total në “San Siro”, ku u mund 1-0 nga Parma. Një rezultat surprizë, që ka befasuar si tifozët, ashtu dhe lojtarët e vetë trajnerin Luciano Spalletti, që pas 4 javësh ka vetëm 4 pikë në renditje. (1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje). Natyrisht që nuk ka qenë ky rezultati që tifozët prisnin në këtë fillim-kampionat.

“Nuk e prisja që pas 4 javësh të kishim pësuar dy humbje, një prej tyre edhe para tifozëve tanë. Është e vështirë të shpjegosh këtë moment, të shfajësohesh. Të gjithë duhet të japim më shumë edhe unë kam përgjegjësitë e mia për këtë moment”, tha Spalletti pas humbjes ndaj Parmës.

“Të gjithë kemi faj për këtë situatë, duhet të japim më shumë në fushë edhe pse ndaj Parmës, në shumicën e kohës luajtëm mirë. Por me sa duket kjo nuk mjafton. Ndonjëherë duket sikur krijojmë më shumë konfuzion në fushë dhe në pjesën e dytë shpesh ishim të paqartë në veprimet sulmuese”, shtoi më tej Spalletti. Trajneri u shpreh se Interit iu mohua edhe një penallti, që sipas tij mund të kishte ndryshuar fatin e lojës.

Related posts

Milani mund ta largojë Bonuccin vetëm nëse ndodh kjo gjë…(DETAJE)

Isa.Autor

Besnik Hasi si “plan B”, arsyet për të drejtuar Kombëtaren

Sadik.Autor

Federata Gjermane kritikon Ozil dhe Gundogan pas takimit me Erdogan

Sadik.Autor

Leave a Comment