Futboll Premier League Sport

“The Sun” trondit Mourinhon: Pse po e studion anglishten me kaq ngut Zidane…

Informacioni rreth shkarkimit të mundshëm të José Mourinhos nga stoli i Manchester United dhe zëvendësimi i tij prej Zinedine Zidane nuk ndalet. Këtu ndikojnë shumë edhe konfrontimet e portugezit me skuadrën e tij, me Paul Pogba, pa llogaritur rezultatet e dobëta, apo eliminimin nga “Carabao Cup” prej Derby County.

Gazeta “The Sun” pretendon të ketë një ekskluzive këtë të shtunë: Zinedine Zidane është duke mësuar gjuhën angleze për t’u përgatitur të jetë gati në çdo kohë, nëse Manchester United vendos ta punësojë atë. Ish-trajneri i Real Madridit, i cili fillimisht tha se do të pushojë një vit, kur u largua nga “Bernabeu”, me këtë veprim lë të kuptohet se mund të bëhet trajneri i ri i “Djajve të Kuq”.

Zidane ishte në Londër këtë javë me rastin e ndarjes së çmimeve “The Best” të FIFA-s dhe bëri një foto te një kabinë telefonike në kryeqytetin anglez, bashkë me gruan e tij, Veronique, si për të thënë se e pret një telefonatë… Foton e hodhi në Instagram-in e tij, ku menjëherë mori komente se telefonata pritet t’i vijë nga Manchester United, ku pozitat e Jose Mourinhos si trajner janë më të lëkundura se kurrë.

E pra, “The Sun” thotë se Zidane është duke studiuar me ngut anglishten, me idenë e marrjes së detyrës në “Old Trafford”. Sipas të njëjtit informacion, ai ka hedhur poshtë disa oferta të tjera për të shkuar në Manchester, sepse dëshira e tij, pothuajse obsesion, është të drejtojë “Djajtë e Kuq”.

Ky më poshtë është një nga fotot, që Zinedine Zidane ka ngarkuar në llogarinë e Instagram-it:

View this post on Instagram

London❤️📞😁😁

A post shared by zidane (@zidane) on

 

 

Related posts

Napoli, ideja e çmendur e De Laurentis: Ja trajneri ideal për stolin e të “kaltërve”?!

Sadik.Autor

Mancini: Unë e kam rindërtuar Interin!

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Refuzoi Boca Juniors, Barcelona josh Cavanin me…

Delo.autor

Leave a Comment