Futboll Seria A Sport

Thuajse e kryer/ MILANI rrëmben magjistarin e Arsenalit, kuqezinjtë në FESTË

Pronarë të rinj, drejtues të rinj. Milani ka hyrë në fazën e rilindjes, teksa mungonte vetëm “timonieri” i saj, që më në fund është zgjedhur. Pas presidentit Skaroni dhe dyshes drejtuese Maldini-Leonardo, fondi Elliott ka arritur të bindë edhe drejtuesin e Arsenalit, Ivan Gazidis, t’i bashkohet projektit kuqezi.

Në Angli nuk kanë asnjë dyshim. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, afrikanojugori do të lërë 99% topçinjtë për t’u emëruar administratori i deleguar i klubit kuqezi.

Aktualisht, CEO i Arsenalit përfitonte 3 milionë euro në sezon, teksa rroga e tij do të rritet edhe me 1 mln euro më shumë te Milani, pra duke shkuar 4 mln në total.

Aventura e tij në Londër nisi 10 vite më parë, teksa arriti të shumëfishonte arkëtimet e klubit. Gazidis, së fundmi, zgjodhi edhe pasuesin e Arsen Wenger, Unay Emery.

Related posts

NDESHJE SPEKTAKOLARE NË “ETIHAD”/ Tottenham mposht Manchester City me përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

SËRISH TENSION TEK INTERI/ Wanda provokon: Icardi, ligësi nga brenda skuadrës

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Monchi: Të bashkuar jemi të pathyeshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment