Futboll La Liga Sport

Tifozët e quajtën “vrasës”/ Shikoni çfarë thotë lojtari i dëmtuar për MANAJN (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ishte protagonist sot në fitoren e Albacetes ndaj Majorkës me rezultatin 1-3 teksa shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 3-të të takimit. Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së parë, lushnjari bëri një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj mbrojtësit kundërshtar Xisko Kampos, i cili u detyrua të largohej nga fusha e lojës me ambulancë.

Tifozët e Majorkës, filluan duke e etiketuar Manajn edhe si “vrasës”, por pas atij incidenti, ka reaguar vetë lojtari Sisko, i cili në një postim në Twitter, ka falënderuar doktorët për kujdesin ndaj tij, por edhe Manajn, ku siç deklaron, ishte vetë shqiptari që u interesua i pari për të.

“Faleminderit skuadrës, stafit mjekësor, doktorit dhe tifozëve të cilët u kujdesën për mua dhe më inkurajuan. Duhet të them se lojtarët e Albasetes u interesuan për mua, dhe Manaj i pari në veçanti. Diçka që ndodh në futboll, dhe që mbetet në fushën e lojës. Tani mendjen te rikuperimi. Faleminderit.” – shkruan lojtari Sisko në rrjetet sociale.

Capture

Related posts

COVID-19 BËN KËRDINË NË DERBI/ Milanit i del një tjetër lojtar pozitiv dhe nxjerr zbuluar…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit të uritur”, shënon Aguero

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Ofendonin dhe tallnin lojtarët, Arsenal pezullon dy trajnerë…

Sadik.Autor

Leave a Comment