Futboll Sport

DALIN DETAJET/ Filmi për legjendën e futbollit është gati, ja aktorët që do të luajnë Maradonën

Është folur për një kohë të gjatë, por tani nuk është më vetëm çështje fjalësh.

Seriali televiziv për legjendën e futbollit Diego Armando Maradona ishte xhiruar para pandemisë nga Amazon Prime, kështu që dhe transmetimi i tij nuk do të vonohet shumë.

Seriali do të ketë një dozë dokumentari dhe përqëndrohet në jetën e Maradonës nga lagjet e varfëra të vendit të tij në majën e botës, por edhe tendecat vetshkatërruese që ai kishte në jetën e tij.

Legjenda e futbollit do të luhet nga Juan Palomino, Nazareno Casero, Nicols Goldschmidt në momente të ndryshme të jetës së tij.

Premiera e serialit Maradona : Blessed Dream do të jetë në 2021 dhe do të shfaqet në më shumë se 240 vende të botës nën prodhimin e BTF Media.

Sipas platformës xhirimet e serisë biografike u zhvilluan në Argjentinë, Spanjë, Itali, Uruguaj dhe Meksikë dhe gjithsej janë dhjetë episode, me nga një orë secila.

Seriali gjithashtu do të eksplorojë fillimet modeste të Maradonës në qytetin Fiorito në vendin e tij në Argjentinë dhe karrierën e tij në ndryshimin e lojës përmes Barcelonës dhe Napolit.

Shfaqja do të portretizojë rolin e tij vendimtar në marrjen e ekipit të tij kombëtar për të fituar Kupën e Botës në Meksikë në ’86.

Related posts

KONFIRMOHET NË MERKATON E VERËS/ Transferohet tek Reali i Madridi mbrojtësi francez…

Delo.autor

LEKU LUMË/ Ja pse Championsi do të jetë një “minierë” ari për klubet (SHIFRAT)

Isa.Autor

Kërkohet fitore ndaj Partizanit, presidenti i Kamzës ultimatum Klodian DUROS

Isa.Autor

Leave a Comment