Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIPE/ Milan gati 40 milionë euro për yllin e Serisë A…

Megjithëse na ndajnë rreth gjashtë javë nga merkatoja e janarit, Milani raportohet se ka nisur të lëvizë. Sipas “Tutto Mercato Web”, është gati një ofertë për Fiorentinën që lidhet me mbrojtësin Nikola Milenkoviç.

Maldini synon të sigurojë serbin me një ofertë huazimi prej 10 milionë eurosh për një periudhë prej një viti e gjysmë, teksa në përfundim të këtij afati kuqezinjtë duhet të realizojnë me detyrim blerjen e cila është paracaktuar në vlerën e 30 milionë eurove.

Kjo mënyrë pagese është imponuar nga situata aktuale ekonomike, teksa i njëjti burim konfirmon se drejtuesit e klubit vjollcë po mendojnë seriozisht për këtë propozim, megjithatë për momentin ata nuk do të dëshironin ta privonin veten nga shërbimet e Milenkoviçit.

Related posts

PO KËRKON SHTËPI NË SPANJË/ Mesfushori i Premier League pranë akordit me klubin e madh…

Delo.autor

Zyrtarët e UEFA-s zbarkojnë papritur te Barcelona për një kontroll blic

Sadik.Autor

“THANË SE KAM QENË I AFËRTI I BERLUSCONIT”/ Ish-trajneri “Kuqezi” reagon ndaj kritikave: Kam qenë personi i vetëm që…

Delo.autor

Leave a Comment