Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Protokolli i ri në Itali, ndeshjet nuk do të zhvillohen nëse…

Protokolli i ri COVID-19 për sportet i zhvilluar në Konferencën Shtetërore dhe Rajonale në Itali me mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Speranca dhe nënsekretarit për sportin Vecali, lejon të vijohen skenarët e ardhshëm të disiplinave të ndryshme.

E dhëna më e rëndësishme është ajo e ndalimit të aktivitetit me 35% pozitive në grup, por çdo sport do të ketë rregullat e veta në lidhje me numrin fillestar të grupit të ekipit: për futbollin, edhe nëse pritet konfirmimi i Federatës Italiane të Futbollit, rrjedhimisht do të luhen deri në tetë persona pozitiv. Nga e nënta, gjithçka do të ndalohet.

Në mënyrë të detajuar, protokolli parashikon si elementë kryesorë bllokimin e të gjithë ekipit nëse numri i pozitivëve është më i madh se 35% e anëtarëve të grupit të sportistëve, izolimi për pozitivët dhe testet e vazhdueshme për 5 ditë për kontaktet me rrezik të lartë.

E detyrueshme është mbajtja e maskës FFP2 nëse nuk kryen asnjë aktivitet sportiv, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Për kontaktet me rrezikshmëri të ulët, do të zbatohen masat e parashikuara nga udhëzimet ministrore, edhe në lidhje me statusin e vaksinimit.

Related posts

CR7 MBUSH 1000 NDESHJE SI PROFESIONIST/ Handanovic si “Superman” në dy raste (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Merret vendimi, shtyhet ndeshja e Serie A për shkak të… (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUSI PREZANTON TRAJNERIN E RI/ Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te ‘Zonja’! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm

F.autor

Leave a Comment