Tennis

TRI SHKELJE GJATË TURNEUT/ Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë

US Open e ka gjobitur Serena Williamsin me 17 mijë dollarë për tri shkelje të kodit të turneut gjatë humbjes së saj në finalen e femrave të shtunën ndaj Naomi Osakas, njofton Federata e Tenisit e Amerikës.

Ndeshja e së shtunës mes Williams dhe Osaka në stadiumin Arthur Ashe në Nju Jork u prish nga incidenti në setin e dytë, pasi gjyqtari Carlos Ramos e penalizoi Williamsin duke ia hequr një pikë e pastaj një game, transmeton Express.

Në fund Osaka e mundi Williamsin në dy sete 6-2, 6-4, për ta fituar titullin e parë grand slam.

Williams u penalizua për një seri shkeljesh, përfshirë marrjen e instruksioneve nga trajneri, që nuk lejohet me rregulla në tenis, dhe pasi e quajti gjyqtarin gënjështar dhe hajn.

Related posts

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Reagimet e TRISHTA që vijnë nga kampionët e TENISIT (FOTOT)

F.autor

THEU RAKETËN PAS SHERRIT 15 MUAJ MË PARË/ Del në ankand për shumën marramendëse

Delo.autor

NDESHJE E FORTË MES TYRE/ Djokovic mposht Federer në gjysmëfinalen e Parisit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment