Futboll Sport

SUPER NDESHJA/ Giroud zgjohet nga gjumi për t’i siguruar Francës fitoren ndaj Holandës

Pas plot 11 ndeshjeve pa gol, përfshirë atyre në Kupën e Botës që Franca e fitoi këtë verë, Olivier Giroud është zgjuar nga gjumi për të shënuar gol që doli të ishte i fitores së rëndësishme për “Gjelat” ndaj Holandës në Ligën e Kombeve të dielën në Paris.
Franca po vinte nga një barazim pa gola ndaj Gjermanisë në ndeshjen hapëse të Grupit 1 në Ligën A të turneut të UEFA-s Liga e Kombeve tri ditë më parë në udhëtim, dhe ia arriti ta shijojë fitoren e vështirë 2-1 ndaj “Tulipanëve” në “Stade de France” në Paris, raporton Gazeta Express.

Kampionia e botës e nisi furishëm takimin para spektatorëve të vet që i bënë një pritje madhështore, të parën në shtëpi që prej triumfit në Botërorit Rusia 2018, pasi kaloi në epërsi falë Kylain Mbappes që bëri gol pas një çereku lojë.

Franca e dominoi skuadrën vizitore gjatë gjithë pjesës së parë, por në pushim mes pjesëve shkoi me vetëm një gol epërsi.

Një Holandë më të mirë dhe më këmbëngulëse pamë në pjesën e dytë. Holandezët ia dolën ta barazonin rezultatin në minutën e 67-të, kur Memphis Depay e gjeti të vetëm para portës, Rayan Babelin, i cili shënoi nga afërsia.

Për habinë e shumë personave, që mbase nuk do ta prisnin një njëri që e fitoi Kupën e Botës pa shënuar asnjë gol edhe pse luajti në sulm, Oliveri Giroud shënoi golin e shumë pritur në stilin e tij, pas një super pasimi nga Benjamin Mendy.

Goli i shumëpritur i Giroud nënkuptoi tri pikë për Francën, që tani ka 4 në total dhe është lider në Grupin 1 të Ligës A.

Gjermania zë vendin e dytë me 1 pikë dhe Holanda në fund me 0 pikë. Megjithatë, këtu dy skuadra kanë nga një lojë më pak të zhvilluar se Franca.

Related posts

ITALIA KA SHKËLQYER NË DREJTIMIN E TIJ/ Federata italiane presion Mançinit për…

Delo.autor

STUDIMI I MOSHËS/ Ja cilat janë skuadrat më të REJA dhe më të VJETRA në Europë

Isa.Autor

U AKTIVIZUA NË DY ROLE TË NDRYSHME NË MESFUSHË/ De Jong është “vitamina” e Barcelonës, ja statistikat pozitive

Delo.autor

Leave a Comment