Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ ARSEANLI kërkon SUPER sulmuesin 50 milionësh nga Argjentina

Arsenal është akoma duke vëzhguar yllin argjentinas Cristian Pavon dhe po tenton të fillojë negociatat me Boca Juniors për një transferim të mundshëm. Në Emirates kanë filluar ndryshimet pas largimit të Ivan Gazidis, megjithëse Topçinjtë e kanë ruajtur interesin për Pavon.

22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Europës pas një sërë paraqitjes mbresëlënëse, diçka që i dha edhe grumbullimin në Kupën e Botës. Teksa Boca kërkon të heqë dorë prej talentit më të çmuar, klubi ka rrëfyer se në kontratën e tij është përfshirë edhe një klauzolë lirimi.

Pavon vetëm së fundmi ka rinovuar me klubin dhe kontrata e re ka një shifër të frikshme për çdo ekip që kërkon të blejë lojtarin.

“Pavon qëndron, ka firmosur për katër vite të tjerë. Klauzola është 50 mln euro,” shprehet presidenti i klubit Daniel Angelici.

Related posts

Malcolm po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze

Q.Autor

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Trajneri Reja duhet të zgjidhë dy dilema, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

STRAKOSHA TRIUMFON NË FINALE/ Lacio thyen Atalantën dhe fiton Kupën e Italisë

Delo.autor

Leave a Comment