Futboll La Liga Sport

TRONDITET BARCELONA/ VIDAL pa fat: Dëmtohet në gjurin e djathtë dhe braktis…

Nuk vijnë lajme të mira nga grumbullimi i Kilit, që do të përballet me Japoninë në një ndeshje miqësore të premten. Gjatë seancës së fundit stërvitore në Sapporo, Arturo Vidal, nënshkrimi i ri i Barcelonës, e përfundoi seancën para kohe për shkak të një problemi me gjurin e djathtë. Lojtari u nis me ekipin e tij kombëtar pa shfaqur probleme, pasi luajti disa minuta në ndeshjen midis katalanasve dhe Huesca, e fituar nga blaugranat me rezultatin 8-2.

Në orët e ardhshme, Vidal pritet ti nënshtrohet rezonancës magnetike për të mësuar shkallën e dëmtimit. Në varësi nga dëmtimi, mjekët do të vendosin nëse ish-lojtari i Bayern do të luajë, ose do të pushojë në prag të ndeshjes së ardhshme që Kili do të luajë kundër Koresë së Jugut. Nuk përjashtohet mundësia që mesfushori të kthehet në Barcelonë për t’u rikuperuar me qetësi. Problemet e Vidal në gjurin e tij të djathtë, i njëjti dëmtim edhe sezonin e kaluar, janë të njëjta për të cilat klubi katalanas bëri më shumë teste para se të nënshkruante me lojtarin.

Related posts

ZYRTARE/ Teuta i beson veteranit të Superiores, sulmuesi Plaku kalon tek “djemtë e detit”

Delo.autor

Per Mertesacker nuk respekton klubin Arsenalin

Sadik.Autor

DOMINIM ABSOLUT/ “Ballshiotët” shkërmoqin Skënderbeun në Korçë

Delo.autor

Leave a Comment