Futboll Premier League Sport

E KËRKOI REALI/ Marcos Alonso: Nuk kam menduar KURRË largimin nga Chelsea

Marcos Alonso që kur iu bashkua Chelseat nga Fiorentina ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke u cilësuar si një nga më të mirët të Blutë. Pas paraqitjeve të mira te skuadra nga Liga Premier, ai është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Por, duket se spanjolli nuk e ka mendjen të largohet nga Chelsea, ku edhe e ndjen vetën të lumtur.

“Kurrë nuk kam menduar të largohem ketë verë. Jam i lumtur te Blutë, nëse klubi nuk dëshiron të më shesë, unë jam në gjendje të qëndroj”. “Ditën që do të largohem nga Chelsea dhe Ligën Premier do ta bëjë për t’u kthyer në Spanjë”, ka thënë Alonso për Onda Cero.

Alonso është shumë aktiv edhe në fazën sulmuese dhe normalisht nuk mungojnë edhe golat e asistimet nga spanjolli. 27-vjeçari në sezonin e fundit në kampionatin elitar anglez ka shënuar shtatë gola.Ndërsa tani në katër ndeshjet e para një gol, por ka dhuruar edhe dy asistime.

Related posts

SFIDA NDAJ ATHLETIC BILBAO/ Vuan nga dëmtimi, Messi bën sakrificën e madhe për finalen e Superkupës e Spanjës

Delo.autor

LIVE/ Derbi i “Madoninës”. Inter mposht “Kuqezinjtë” me “POKER”

Delo.autor

ÇFARË MREKULLIE NË “OLD TRAFFORD”/ McTominay befason të gjithë me goditjen nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment