Futboll Sport

KUSHTON 14.1 MILIONË DOLLARË/ Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

Dhuratë në horizont për David Beckham.

Ish-ylli i Manchester United ndodhet në Italia dhe arsyeja është që të bëjë një investim. Ish-Spice Boy duket se do të porosisë një jaht të ri shumë luksoz.

Këto zëra janë konfirmuar pasi presidenti aktual i Inter Miami është parë në kantieret e Riva Ferretti, në La Spezia, ku duket se ka zgjedhur super jahtin e tij të ri.

Kostoja e mjetit lundrues raportohet të jetë rreth 14.1 milionë dollarë.

Beckham, në fakt, është kapur në një seri videosh dhe fotografish të bëra në qytet nga disa fansa, gjatë një shëtitje në Portin Lotti.

Ish-lojtari nuk është tërhequr mbrapa dhe ka pranuar të bëjë disa fotografi me fansat. Një zotëri i vërtetë…

Related posts

ÇFARË NDODHI? Sulmohet fizikisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, pësoi lëndime trupore

Delo.autor

FINALJA E “COPPA DEL REY”/ Barcelona në ndjekje të rekordeve, lë pas të gjitha skuadrat europiane

Delo.autor

Mino Raiola nis kontaktet me PSG, përgatitet largimi i Donnarummas në qershor

Q.Autor

Leave a Comment