Futboll Sport

TRONDITET PSG/ Neymar festoi golin si “fëmijë duke qarë”, ja DËNIMI I RËNDË që…

Pritet dënimi i Neymarit, braziliani festoi golin si ‘fëmijë duke qarë’ para tifozëve të Nimesit që e thumbonin me një parullë Neymar duket se do të dënohet nga Federata Franceze e Futbollit.

Sulmuesi brazilian ka qenë objektiv i tifozëve të klubit francez Nimes. Tifozët ultras të vendasve kishin shpalosur një parullë ku shkruhej ‘Neymar je qaraman’, e kjo gjë nuk i kishe pëlqyer brazilianit. Ish-anëtari i Barcelonës e kishte parë parullën dhe i kishte mbetur hatri me tifozët vendas.

Në momentin që shënoi golin e epërsisë, Neymar shkoi para asaj parulle duke provokuar tifozët. Braziliani festoi golin e tij si një ‘fëmijë duke qarë’ për të ironizuar me tifozët vendas. Në atë moment ka pasur edhe hedhje të sendeve në fushë nga tifozët vendas që u irrituan me gjestin e Neymarit.

Por sipas medieve franceze, Neymar do të dënohet nga FFF për shkak se provokoi tifozët.

Related posts

18 PIKË NË 6 NDESHJE/ Edy Reja: Napoli më ka emocionuar me këtë fillim sezoni, por prisni njëherë sepse…

Delo.autor

“LUMË” GOLASH DHE SPEKTAKËL/ Sassuolo “e bën sefte” ndaj Romës

Delo.autor

TËRMETI SHKUNDI SHQIPËRINË/ Basketbollisti kosovar ofron strehim për familje 8-anëtarëshe nga Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment