Futboll Kategoria Superiore Sport

TITULLARËT MARRIN 100 MIJË LEKË SHPËRBLIM/ Egbonë e sulmojnë nga tribuna. Ja pikantet e sfidës Tirana-Flamurtari

Troisi dhe lojtarët e Flamurtarit në fund të pjesës së parë sulmojnë gjyqtarin e ndeshjes, Erjon Bastari, ndërkohë që Mateo Qarri dhe Kristi Vangjeli përplasen me njëri-tjetrin.

Ndahen nga lojtarët e tjerë dhe gjyqtarët. Në fillim të pjesës së dytë ka një përqafim mes Qarrit dhe Vangjelit, të cilët kështu sqarojnë përplasjen e pjesës së parë.

Në fund të ndeshjes, titullarët marrin një shpërblim të vogël nga klubi, saktësisht 10000 lekë. Në një moment të takimit, kur Vrapi humbi rastin për të barazuar takimin, një lumë fyerjesh janë drejtuar në adresë të trajnerit Emanuel Egbo, ndonëse skuadra po fitonte 1-0.

Egbo Tirana

Egbo kthehet, por nuk u përgjigjet fjalëve. Në fund të ndeshjes ai thotë:

“Sa për fjalët nga tribuna, duhet t’u vijë keq atyre që flasin. Unë shoh punën time. Zoti më ka sjellë këtu. Ata që flasin pas meje, mbeten prapa, jo para meje. Zoti i ka dhënë gojën çdo njeriu për të shprehur dhe ai në fund do të japë atë që meritojmë secili. Çdo njeri do të marrë atë që i takon”.

Egbo çmendet me një top të humbur nga Vangjeli e Doka, i cili del në anësore. Egbo me forcë e inat godet topin, duke ulëritur e shkundur skuadrën.

Related posts

Conte: Nuk është shumë e rëndësishme të fitosh tituj

Q.Autor

Juventus merr masa për lojtarët, ja vendimi përfundimtar për mbrojtësin Alex Sandro

Sadik.Autor

“KOPJON” RONALDON/ Nainggolan zgjedh rrugët e Sardenjës për të kryer maratonë vrapi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment