Futboll Seria A Sport

Cristiano Junior NUK I NGJANË babait/ 4 gola në debutimin me U-9 të JUVES

Në fanellë nuk ka asnjë emër, por fakti që mban numrin 7 mbi shpinë tregon shumë. Por edhe nëse do të kishte një numër tjetër do të ishte e lehtë të dalloje Cristiano junior, djalin e Cristiano Ronaldo, që pas transferimit në Torino luan me skuadrën U-9 të Juventusit. Dhe aventura e tij si juventin ka nisur më mirë se ajo e babait të tij, pasi në ndeshjen e parë që ka luajtur ndaj ekipit të Lucento, Cristiano Junior ka realizuar 4 gola në fitoren 5-1 të Juventusit, ndërkohë që e ndjek nga pas nëna e tij Georgina.

Vogëlushi ka treguar se është integruar mjaft mirë me skuadrën dhe se ka marrë shumë nga babai i tij, duke tribluar mjaft mirë rivalët dhe luan mirë me topin. Por nëse CR7, fitues i 5 Topave të Artë nuk po gjen dot rrugën e golit në Serinë A, për vogëlushin është më e lehtë. Shokët e skuadrës e thërrasin Cris dhe e duan të gjithë, ndërkohë që edhe trajneri i kësaj grupomoshe e trajton si gjithë të tjerët. Por kur realizon 4 gola nuk mund të jesh indiferent ndaj këtij fëmije, që duket se po ndjek gjurmët e babait të tij.

Related posts

“EURO 2020″/ Eliminimi i kombëtareve “big” ndryshon parashikimet, Italia zbret në vendin e dytë. Ja koeficientët…

Delo.autor

NIS MBARË KAMPIONATIN/ Mesfushori i Kombëtares dhuron spektakël, protagonist absolut me 2 asiste (VIDEO)

Delo.autor

Malcom: Doja të largohem në janar, klubi nuk më lejoi

Q.Autor

Leave a Comment