Futboll La Liga Sport

9 LOJTARË DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Perez synon rreth 500 milionë euro nga shitjet, ja lista e “viktimave”

Një verë shumë e nxehtë pritet në “Bernabeu”, me dyert e hapura të merkatos në të dyja drejtimet: largime dhe afrime. E para do të kushtëzojë të dytën dhe anasjelltas. Vlera e “viktimave” të pritshme, referuar faqes së specializuar të internetit, “Transfermarkt” (e cila është tregues, por me siguri nuk përputhet me realitetin dhe pretendimet e Real Madridit), llogaritet rreth 470 milionë euro. Para të “rimbursuara” këto, për t’u investuar pastaj në blerje të reja. Spanjollja “AS” flet edhe për emra e shuma konkrete në këtë drejtim, në numrin e sotëm.

Varane, Kroos dhe James
E ardhmja e disa lojtarëve thelbësorë në sezonet e fundit është pezull. Varane, Kroos dhe James Rodruguez do të ishin shitjet më fitimprurëse ekonomikisht, të gjithë të vlerësuar nga 80 milionë euro (240 në total) nga “Transfermarkt”. Megjithatë, siç dihet, klubi madrilen nuk dëshiron ta lëshojë qendërmbrojtësin francez, por po planifikon t’i rrisë pagën. Nëse palët nuk bien dakord, Real Madridi nuk do të lejojë që Varane të largohet për më pak se 100 milionë euro. Sa për James Rodruguez, çmimi i tij është i vendosur, 42 milionë euro, nëse Bayern Munich dëshiron ta blejë përfundimisht, pas huazimit.

Bale dhe Isco
Kjo faqe interneti, e specializuar në tregun e futbollistëve, tregon koston e nënshkrimit të të interesuarve me Bale dhe Isco: 70 dhe 60 milionë euro, respektivisht. Pra, në total, shitja e tyre arkëton 130 milionë euro. Megjithatë, në të vërtetë, uellsiani vlerësohet 100 e më shumë euro nga “Los Blancos”, ndërsa ish-lojtari i Malaga diçka më pak. Këto shifra nuk përputhen me vlerësimin e “Transfermarkt”.

Marcelo dhe Kovacic
Vlera e tregut e Marcelo është 35 milionë euro, ashtu si ajo e Kovacic. Të dy lojtarët bashkë mund të “rimbursojnë” 70 milionë euro. Sidoqoftë, mbrojtësi braziliani, i cili dëshiron të qëndrojë në Madrid, pas kthimit të Zidane si trajner, mund të kushtojë dy herë më shumë në realitet. Nga ana tjetër, kroati, me të cilin klubi është i pakënaqur se si shkoi te Chelsea, mund të shitet rreth 50 milionë euro nga të bardhët.

Mariano dhe Vallejo
Mariano ka një çmim prej 20 milionë eurosh, shuma minimale që mund të marrë Real Madridi për të. Kartoni i Vallejo llogaritet 10 milionë euro nga “Transfermarkt”. Ata mund të shiten, ose të huazohen me opsionin e blerjes, edhe pse gjëja më logjike do të ishte e para.

Related posts

I DHUROI FITOREN JUVENTUS ME TRIPLETË/ Flet Ronaldo: Jemi ekip i kompletuar dhe…

Delo.autor

NUK SHPËTON AS JUVENTUSI/ Milanezët blofe të bujshme, Sasuolo në histori

Delo.autor

“Plakushi” për 100 ditë bëhet trajneri më i mirë në Europë

Q.Autor

Leave a Comment