Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E SUSOS NË UDHËKRYQ/ Dy klube franceze kërkojnë yllin e Milan, ja emrat

E ardhmja e Susos është në një udhëkryq. Spanjolli është duke impresionuar Xhampaolon në këtë fazë të parë përgatitore, në rolin e trekuartistit, por klubi nuk është gati të rinovojë me lojtarin, duke parë kërkesat që ka.

Siç raporton “Calciomercato.com”, përveç Romës tashmë janë dy ekipe franceze që e kërkojnë Suson. Bëhet fjalë për Lionin dhe Monakon.

Milani është kategorik dhe nuk e jep lojtarin pa 30 milionë euro. Nga ana tjetër të dyja klubet franceze janë gati të ofrojnë një pagë më të lartë se kuqezinjtë për lojtarin, i cili momentalisht është duke përfituar 3 milionë euro neto në sezon.

Javët në vazhdim do të jenë vendimtare dhe pritet me interes çfarë do të ndodhë me spanjollin, i cili pëlqehet shumë nga Xhampaolo.

Related posts

SKANDAL/ Përshëndetje naziste, pezullohet ekipi gjerman

Sadik.Autor

BARAZIM PA GOLA/ “Paqe” në Rrogozhinë, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët

Delo.autor

Serie A luhet për Kupat e Europës,ja çfarë pritet të ndodh pas 2 javësh…

Sadik.Autor

Leave a Comment