Futboll Premier League

Coentrao bëhet pjesë e talljes së vitit në Portugali, aktrimi i tij i denjë për Holliwood (VIDEO)

Ish-futbollisti i Real Madridit, Fabio Coentrao, është bërë objekt i talljeve në ndeshjen Benfica-Sporting.

Mbrojtësi i Sportingut, pasi pa që pranë tij po hidheshin objekte nga tifozët kundërshtarë, vendosi të aktronte.

Coentrao, edhe pse nuk u prek nga objektet, nisi të mbante kokën me dorë e më pas të çalonte.

Madje ato ishin letra dhe edhe po ta qëllonin nuk do të shkaktonin ndonjë lëndim.

Komentet negative në rrjetet sociale për simulimin e tij ishin të panumërta.

Ndeshja mes Benficas dhe Sportingut u mbyll në barazim 1-1.

Coentrao këtë sezon ka kaluar nga Real Madridi në Sporting, pas disa sezoneve të dobëta me mbretërit.

Related posts

Liverpool/ Carragher: Shiteni Coutinhon, por vetëm me një kusht

Q.Autor

“ÇMENDET” MORATA/ Humbet toruan dhe godet Tonalin me grusht (VIDEO)

Delo.autor

Bellerin: Sanchez është një nga më të mirët, por jo gjithmonë

Q.Autor

Leave a Comment