Formula 1 Sport

DYSHOHET SE ËSHTË I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Hamilton refuzon të bëjë testin e COVID-19, ja arsyeja

Lewis Hamilton, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se është në formë të mirë dhe nuk është prekur nga coronavirus. Ai ka hedhur poshtë zërat se është infektuar nga virusi vdekjeprurës. Këto lajme dolën pas takimit që pati me aktorin Idris Elba dhe Sophie Trudeau, bashkëshorten e kryeministrit kanadez, të dy pozitivë me coronavirus.

“Përshëndetje, shpresoj të jeni duke ia kaluar mirë dhe të jeni mirë më shëndet. Ka patur disa spekulime për mua, për shëndetin tim, pas pjesëmarrjes në një event, ku ishin edhe dy persona që kanë dalë pozitiv. Dua t’ju bëj me dije se jam mirë dhe stërvitem dy herë në ditë. Nuk kam asnjë simptomë dhe tani kanë kaluar 17 ditë nga ai takim me Sophie dhe Idris”, tha Hamilton, kampion bote në Formula 1.

Më tej, piloti britanik shton: “Kam biseduar me mjekun tim dhe e pyeta nëse ishte e nevojshme të bëja testin. E vërteta është se numri i tamponëve që përdoren për testin ndaj coronavirus është i limituar dhe ka njerëz që kanë më shumë nevojë se unë. Duke qenë se nuk kam simptoma dhe faktit që kam qenë në izolim 2 javët e fundit, nuk do ta bëj testin, që tamponin ta përdorin persona që kanë më shumë nevojë se unë”.

Related posts

Portugali-Spanjë, derbi iberik ndez Kupën e Botës

Sadik.Autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin përfundimtar për ndeshjen

Delo.autor

“MOS E DONI NË KARROCË”/ Babai i Neymar shpërthen ndaj kritikave për simulim të të birit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment